Vdekja e presidentit, televizioni shtetëror i Tanzanisë publikon ngushëllimin e Behgjet Pacollit

Aktuale

Vdekja e presidentit, televizioni shtetëror i Tanzanisë publikon ngushëllimin e Behgjet Pacollit

Nga: A.Zh Më: 19 mars 2021 Në ora: 20:28
Ngushëllimi i Pacollit në mesin e ngushëllimeve të liderëve botërorë sonte në Televizionin shtetëror

Kreu i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, ka ngushëlluar shtetin e Tanzanisë, për vdekjen e presidentit John Magufuli.

Ngushëllimi i Pacollit, është publikuar në mesin e ngushëllimeve të liderëve botërorë sonte në televizionin shtetëror, përcjell Bota sot.

Në një postim në Facebook, këshilltari i të parit të AKR-së, Naim Murseli, ka thënë se thënë se Pacolli ishte udhëheqësi i vetëm nga Kosova që ka ngushëlluar popullin e Tanzanisë.

Reagimi i Murselit në Facebook:

Sonte në Televizionin shtetëror të Tanzanisë është publikuar në mesin e liderëve të botës edhe ngushëllimi i Ish Presidentit të Kosovës z. Behgjet Pacolli për vdekjen e Presidentit John Magufuli.

Zoti Pacolli ishte udhëheqësi i vetëm nga Republika e Kosovës që i dërgoi ngushëllimet e tij popullit Tanzanisë.

Tanzania kishte njohur pavarësinë e Kosovës në Maj të vitit 2013.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat