Avokati shqiptar befason me deklaratën: Vuçiq në gjendje transi, a thua do të bëjë vetëvrasje?

Aktuale

Avokati shqiptar befason me deklaratën: Vuçiq në gjendje transi, a thua do të bëjë vetëvrasje?

Nga: M.H Më: 20 mars 2021 Në ora: 16:50
Spartak Ngjela

Avokati shqiptar, Spartak Ngjela përmes një shkrimi në facebok ka reaguar në lidhje me skandalin e fundit që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka bërë karshi shtetit të Kosovës.

Ngjela thotë që Vuçiç, psikikisht është në gjendje transi, kjo është një gjendje e çrregullimit mendor, e fiksuar kaq thellë në mendimin rreth diçkaje të dëshiruar sa që nuk sheh asgjë tjetër veç saj duke shtuar që

Avokati shprehët që Hitleri ishte një nga ata e më i fundit, dallon të jetë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, përcjell “Bota sot”.

Gjithashtu avokati thotë që Vuçiq I gjendur në këtë gjendje psikike ai së fundmi bëri edhe skandalin e radhës ku e nxjerrë flamurin e Serbisë në hartën e Kosovës e që sipas avokatit kjo tregon që ai ende nuk e ka pranuar të vërtetën që Kosova është shtet I pavarur dhe demokratik.

Avokati në fund thotë që ky çrregullim që ka Vuçiq nuk ka shërim dhe se shumica që vuajn nga ky lloj bëjnë vetëvrasje duke parashtruar edhe pyetje avokati nëse Vuçiq mund të bëjë vetvrasje e që Ngjela përgjigjet se nuk di çfarë të thotë, por shenjat nuk i ka të mira.

Postimi i plotë

Aleksandër Vuçiç, psikikisht është në gjendje transi. Kjo është një gjendje e shregullimit mendor, e fiksuar kaq thellë në mendimin rreth diçkaje të dëshiruar sa që nuk sheh asgjë tjetër veç saj.

Të gjithë krerët tiranë të shteteve pushtues territoresh të huaja, në fundin e tyre, psikikisht, kanë kaluar në një gjendje transi: ata humbjet i kanë parë gjithmonë si fitore, dhe e kanë besuar këtë gjë.

Hitleri ishte një nga ata. Po ka dhe shumë të tjerë.

Më i fundit, dallon të jetë presidenti i Serbisë, Aleksandë Vuçiç.

l.

Abisus abisum invokat, na kanë thënë latinët- humnera ndjell humnerën. Dhe, pasionet e mëdha që pushtojnë një individ me psikikë të dobët, nuk e lejojnë këtë që të ketë koshiencë të qartë për të konceptuar gjërat e padëshirueshme për të, dhe kështu shkojnë drejt vetëshkatërrimit.

Në këtë gjendje duket se është edhe presidenti aktual i Serbisë, sa herë që ai flet për Kosovën.

Vuçiç tani kuptohet se është në një gjendje transi, domethënë është psikikisht i rënduar: ai ka nevojë të bindë vetveten, dhe, në gjendje teansi, është i sigurt se nuk e ka humbur atë që dëshiron me pasion patologjik - Kosovën. Dhe këtë e beson. Dhe kjo lloj gjendjeje psikike e lehtëson.

Mirëpo, tani po bëhet qesharak në opinionin publik ndërkombëtar.

ll.

Psikiatrit ua induktojnë gjendjen e transit pacientëve të tyre me hipnozë, në mënyrë që t'i lehtësojnë nga shqetësimet e rënda psikike që iu kanë shkaktuar humbjet; dhe pacientët, në gjendje transi, e besojnë dhe lehtësohen.

Por Vuçiç kuptohet se nuk e ka të induktuar gjendjen e transit nga psikiatrit, por e ka patologji të brendshme. Ai ka dy vjet që flet sikur Kosovën e ka pjesë të territorit të vet, dhe as që do ta kujtojë që Kosova është shkëputur nga ish Jugosllavia me luftë, dhe, në atë luftë, ish presidenti i Jugosllavisë, Sllobodan Milosheviç, ka kapitulluar.

Për Vuçiçin, që është një pinjoll i Milosheviçit, kjo gjendje reale e pozicionit të lirë të Kosovës si shtet i pavarur, e shtyp në psikikën e tij të rënduar, dhe e kalon atë në një gjendje transi, sepse kuptohet që vetë, së brendshmi, po ndjen tmerrin e humbjes së vetvetes dhe të Serbisë.

Por, në këtë gjendje transi, Vuçiç bën budallallëqe, dhe të gjithë po qeshin me të. Kurse ai vijon me marrëzitë e tij deri duke nxjerrë flamurin e Serbisë në hartën e Kosovës, e të tjera si këto, pa e menduar fare që Kosova e ka fituar pavarësinë e saj me anë të superfuqisë unike botërore, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe aleancës më superiore ushtarake në botë, NATO-s.

Në fakt, këtij Vuçiçit nuk i duhet vënë veshi, sepse kuptohet që është nën pushtetin e shregullimit psikik, por më keq duhet të jenë ata që e besojnë, se ka edhe shqiptarë të shitur që e besojnë, në Shqipëri dhe në Kosovë.

lll.

Histeria serbe antishqiptare ka qenë një veper e gjatë krimi në kohë, të cilën në fakt e kanë lejuar fuqitë e vjetra evropiane. Por tani kohët kanë ndryshuar, dhe përditë Uashingtoni politik po i thotë gjithë opinionit publik botëror se "Kosova është shtet i lirë, i pavarur, i çliruar dhe nën ombrellën mbrojtëse të Amerikës".

Kurse presidenti serb, në të njëjtën kohë luan një teatër absurd force, blen armë, demonstron forcë, por gjithmonë është në gjendje transi, e cila e çon në dëlir dhe i duket vetja si të jetë presidenti i një superfuqie.

Në të vërtetë kjo tregon se ky lloj tipi është ai terroristi antishqiptar i dyqind vjetëve të fundit, dhe në gjendje mendore transi, po e bind veten se Kosova është Serbi.

Po a mund të ketë shërim ky tip? Jo, sepse, nga ndërtimi i tij psikologjik, ndoshta mendon se: pa Kosovën, shkatërrohet Serbia; por, pa Serbinë Vuçiçit nuk i duhet as jeta. Prandaj po e mban autohipnoza e gjendjes së transit, që duket se e ka pushtuar, si një gjendje e brendëshme hipnotike për të kaluar dhe ca kohë dhimbjen.

Po nëse Vuçiç del nga gjendja e transit, çfarë ndodh?

Shumë nga këta lloj tipash kanë vrarë veten.

A thua ta vrasë veten edhe ky. Nuk di çfarë të them, por shenjat nuk i ka të mira...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat