Sa vota mori Daut Haradinaj në komunën e Prishtinës në zgjedhjet e fundit?

Aktuale

Sa vota mori Daut Haradinaj në komunën e Prishtinës në zgjedhjet e fundit?

Më: 21 mars 2021 Në ora: 10:07
Daut Haradinaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës së fundmi bëri publike se Daut Haradinaj do të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës.

Haradinaj u tërhoq nga pozita e deputetit dhe nga dega e Deçanit, që të kandidoj në Prishtinë.

Por, sa vota mori Daut Haradinaj në kryeqytet në zgjedhjet e 14 shkurtit?

Sipas të dhënave të KQZ-së, Haradinaj mori 1266 vota në Prishtinë. AAK në Prishtinë pati 3870 vota, duke qenë partia e katërt më e votuar në kryeqytet.

Përveç Daut Haradinajt, AAK bëri publike se Besnik Tahiri do të jetë kandidat për qytetin e Podujevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat