Anëtari i ri i Vetëvendosjes i reagon ashpër ish-këshilltarit të Kadri Veselit: Çfarë manipulanti - sulmon, etiketon e shpifë nëpër studio

Aktuale

Anëtari i ri i Vetëvendosjes i reagon ashpër ish-këshilltarit të Kadri Veselit: Çfarë manipulanti - sulmon, etiketon e shpifë nëpër studio

Nga: N. H Më: 21 mars 2021 Në ora: 18:52
Blerim Latifi dhe Kadri Veseli

Teologu Mustafë Bajrami, i cili aderoi në Vetëvendosje përpara publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e qeverisë Hoti dhe prurjen e zgjedhjeve të reja, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Blerim Latfiti, ish-këshilltar i Kadri Veselit.

Bajrami e quan manipulant Latifin, derisa thotë se po e bën historinë të gërditshme, përcjell “Bota sot”.

Tutje, ai shprehet se ky njeri (Blerim Latifi) për parim jete e ka degradimin e çdo vlere që ka kombi ynë.

Ja shkrimi i tij:

Image
Mustafë Bajrami dhe Albin Kurti

Çfarë manipulimi i neveritshëm i historisë e çfarë manipulanti i paskupullt i fakteve shkencore. Qasja e këtij njeriu ndaj historisë, historinë e bënë të gërditshme, siç e ka bërë të tillë politikën duke u marrë me të.

Prandaj e kam parë të arsyeshme të mos i reagohet këtij manipulanti kur ky sulmon, etiketon e shpifë nëpër studio televizive.

Ky njeri për parim jete e ka degradimin e çdo vlere që ka kombi ynë....!

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat