Përplasjet e forta, komentuesit i kërkojnë këtë gjë nënkryetarit të LDK-së: Nëse nuk votohet Vjosa Osmani, kjo ju pret...

Aktuale

Përplasjet e forta, komentuesit i kërkojnë këtë gjë nënkryetarit të LDK-së: Nëse nuk votohet Vjosa Osmani, kjo ju pret...

Nga: N. H Më: 21 mars 2021 Në ora: 19:29
Anton Quni dhe Driton Selmanaj

Lidhja Demokratike e Kosovës ditë më parë e zgjodhi kryetarin dhe Kryesinë e re të partisë, krejt kjo pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Emrat e propozuar nga lideri i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u miratuan nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të partisë, që u formua para një jave, në të njëjtën ditë kur Abdixhiku e mori detyrën e re.

Mirëpo, ndryshimet në LDK, dhe deklarata e kryetarit të ri të këtij subjekti se kanë për t’u takuar veçmas me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka nxitur reagime e përplasje brenda kësaj partie.

Zëvendëskryeministri në detyrë, Driton Selmanaj, reagoi ashpër duke thënë se sjellja e kryetarit të LDK-së për t’u takuar me Osmanin, i bën dëm partisë së tyre.

E, në mbështetje të Abdixhikut, doli nënkryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit, kryetar i degës së LDK-së në Prizren, Anton Quni.

“Lumiri ishte i fundit nga liderët e partive që takoi, zj Osmani; në konsultim gjithëpërfshirës me strukturat e LDK-së. Nuk kishte as “turr” e as “vrap”! LDK-së po i ri-kthehet dinjiteti me hapa shumë të sigurt. Dream Team” në krye me Lumirin”, shkroi Quni në Facebook.

Ky reagim i Qunit, ka marr rreth 3 mijë pëlqime dhe mbi 338 komente.

Pothuajse të gjithë komentuesit, i kanë dal në përkrahje Qunit dhe Abdixhikut, ndërsa në të njëjtën kohë kanë kërkuar votimin e Vjosa Osmanit presidente të Kosovës.

“Të votohet Vjosa Osmani dhe të rikthehet Lista ‘Guxo’, Riciklimi dhe ristrukturimi ka qenë më së i nevojshëm, e keni rastin e fundit t’i ndihmoni Kosovës”, shkruajnë komentuesit në profilin e Qunit.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat