Zbardhet dekreti, Glauk Konjufca e mandaton Albin Kurtin për kryeministër

Aktuale

Zbardhet dekreti, Glauk Konjufca e mandaton Albin Kurtin për kryeministër

Më: 22 mars 2021 Në ora: 17:20
Albin Kurti dhe Glauk Konjufca

Ushtruesi i detyrës së presidentit, Glauk Konjufca, ka nxjerr dekretin me të cilin ka mandatuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, për formimin e Qeverisë.

Në bazë të dekretit, Kurti i propozohet Kuvendit të Kosovës si kandidat për kryeministër dhe për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Kurti, me këtë dekret ka në dispozicion 15 ditë për paraqitjen e përbërjes së Qevrisë para Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe kërkon miratimin e tij nga ana e Kuvendit.

Megjithatë, Kurti nuk do të pres të kalojë asnjë ditë. Kjo, pasi partia që ai udhëheq ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme që qysh sot të votohet Qeveria të cilën pritet ta drejtojë ai.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat