Lëvizja Vetëvendosje e bindur në formimin e Qeverisë Kurti 2

Aktuale

Lëvizja Vetëvendosje e bindur në formimin e Qeverisë Kurti 2

Më: 22 mars 2021 Në ora: 17:26
Artan Abrashi

Pak minuta para se të fillojë seanca e jashtëzakonshme për formimin e Qeverisë Kurti, në Lëvizjen Vetëvendosje shprehen të bindur se kanë votat e mjaftueshme për zgjedhjen e kabinetit qeveritar.

Krahas kësaj, deputeti Artan Abrashi u shpreh optimist edhe për zgjedhjen e Vjosa Osmani si presidente.

Edhe dputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka thënë se kanë siguruar më shumë se 61 vota për ta bërë Albin Kurtin kryeministër të vendit.

Ai po ashtu po beson që Vjosa Osmani do të zgjidhet presidente e vendit, kështu edhe të respektohet vullneti i qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat