Hoxhaj tha se Osmani nuk është politikane unifikuese, i reagon ashpër Bytyçi: Vjosa nuk ndjek linjat serbe si Thaçi!

Aktuale

Hoxhaj tha se Osmani nuk është politikane unifikuese, i reagon ashpër Bytyçi: Vjosa nuk ndjek linjat serbe si Thaçi!

Nga: A.Morina Më: 22 mars 2021 Në ora: 17:39
Vjosa Osmani

Profesori universitar Enver Bytyçi ka reaguar ndaj kryetarit në detyrë të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Bytyçi këtë reagim e bëri në lidhje me deklaratën e Hoxhajt, i cili u shpreh se Vjosa Osmani nuk është politikane unifikuese, prandaj nuk do ta votojnë për president.

Profesori i kërkoi argumente të parit të PDK-së, pse Osmani nuk është politikane unifikuese.

“Nëse kryetari i PDK-së kupton me politikan unifikues dikë që ndjek linjat serbe të politikës në Kosovë, atëherë në këtë pikë ai ka të drejtë. Vjosa Osmani nuk e plotëson këtë kriter. E plotësonte një kriter të tillë ish-presidenti Thaçi, por jo edhe zonja Osmani”, shkroi Bytyçi në Facebook, përcjell “Bota sot”

Postimi i plotë

Lexova nje lajm, ne te cilin thuhej se kryetari ne detyre i Partise Demokratike te Kosoves, Enver Hoxhaj, te kete thene se "Nuk e votojme Vjosa Osmanin si presidente, pasi ajo nuk eshte nje politikane unifikuese"!

Eshte e drejta e tij! Por te jesh apo te mos jesh unifikues ne rastin e Vjosa Osmanit do te duhet te kete argumente. Kush eshte unifikues atehere? Zoti Hoxhaj, te cilit i besojne nje e treta e qytetareve, sa i besojne Vjoses? Kush mund te jete me unifikues sesa nje politikan (e) qe arrin rekordin e votave te qytetareve, si Vjosa?!

Se dyti, duhet sqaruar se cfare kupton zoti Hoxhaj me politikan unifikues, qe te jete edhe president i vendit? Tipin e politikanit si Hashim Thaci?! Thaci ishte politikani dhe presidenti i percarjes se politikes se Kosoves! Apo ndonje president nga shoqeria civile? Presidenti eshte funksion politik. Dhe si i tille nga politikanet asnje tjeter nuk eshte me unifikues se Vjosa Osmanit.

Se treti, nese kryetari i PDK-se kupton me politikan unifikues dike qe ndjek linjat serbe te politikes ne Kosove, atehere ne kete pike ai ka te drejte. Vjosa Osmani nuk e ploteson kete kriter. E plotesonte nje kriter te tille ish-presidenti Thaci, por jo edhe zonja Osmani. Ndaj ai duhet te kuptoje se qytetaret kane votuar politikanet shqiptare dhe jo sherbetoret e Vucic!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat