Bulliqi: Me Albin Kurtin Kryeministër, po fillon një epokë e re në vendin tonë

Aktuale

Bulliqi: Me Albin Kurtin Kryeministër, po fillon një epokë e re në vendin tonë

Nga: A.SH Më: 22 mars 2021 Në ora: 20:23
Shpejtim Bulliqi dhe Albin Kurti

Në seancën e mbajtur sot, është votuar pr formimin e qeverisë së re në krye me Albin Kurtin.

Shpejtim Bulliqi, ka uruar Kurtin duke thënë se po nisë një epokë e re në vendin tonë.

“Tash po instalohet një mentalitet i ri qeverisës që mbron interesat e shtetit dhe qytetarët e vendit tonë kanë të ardhme të ndritur”, ka shkruar Bulliqi.

Postimi në Facebook:

Me Albin Kurtin si Kryeministër i Republikës së Kosovës po fillon një epokë e re në vendin tonë. Qytetarët kanë shpresa të mëdha në qeverinë e re, përkundër sfidave të mëdha unë jam i bindur se me një prijës si Albini - qeveria e re do të ngadhnjejë para çdo vështirësie.

Tash po instalohet një mentalitet i ri qeverisës që mbron interesat e shtetit dhe qytetarët e vendit tonë kanë të ardhme të ndritur.

Urime Albin!

Urime aktivistëve të Lëvizjes!

Urime të dashur qytetarë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat