Bëhet pranim dorëzimi i detyrës së Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal

Aktuale

Bëhet pranim dorëzimi i detyrës së Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal

Më: 23 mars 2021 Në ora: 16:43
Pamje nga takimi

Pas votimit të Qeverisë Kurti, sot me datën 23 mars 2021 është bërë pranim dorëzimi i detyrës së ministrit të Administrimit të Pushtetit të Lokal.

Ish ministri, Goran Rakic i uroj mirëseardhje dhe suksese Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krsasniqi.

Ministri Krasniqi në mënyrë telegrafike shpalosi prioritet e Qeverisë Kurti dhe të Ministrisë së Aministrimit të Pushtetit Lokal për katër vitet e ardhshme. Ai theksoi se Qeveria Kurti dhe unë si ministër do të jemi në shërbim të nvelit lokal duke iniciuar reforma thelbësore që do të rrisin bashkëpunimin e nivelit lokal me atë qendror.

Gjithashtu Ministri, zKrasniqi theksoi se qëllimi kryesor është përmirësimi i mirëqeverisjes, rritjes së transparencës, llogaridhënies si dhe efikasitetit të nivelit lokal në shërbim të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat