Këta janë 9 deputetët e rinj të VV-së

Aktuale

Këta janë 9 deputetët e rinj të VV-së

Më: 24 mars 2021 Në ora: 13:58
KQZ

(E plotësuar 14:00) - 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar 13 rekomandimet për kandidatët e radhës që do të zëvendësojnë deputetët e deritashëm të Kuvendit të Kosovës.

Janë 9 deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje që do të zëvendësohen.

Donika Gërvalla Schwarz është zëvendësuar nga Shqipe Isufi, Arben Vitia nga Enver Haliti, Hekuran Murati nga Mirsad Shkreta, Faton Peci nga Gramos Agusholli, Liburn Aliu nga Alban Bajrami, Arbërije Nagavci nga Yllza Hoti, Hajrulla Çeku nga Jahja Kokaj, Rozeta Hajdari nga Gresa Bytyqi Kelmendi dhe Xhelal Sveçla nga Hydajet Hyseni Kaloshi.

Ndërsa, është miratuar edhe zëvendësimi i Daut Haradinaj me Shemsedin Dreshaj, deputet nga Alenca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Fikrim Damka nga KDTP Fikrim Damka do të zëvendësohet me Enis Kervan , nga IRDK Elbert Krasniqi do të zëvendësohet me Fridon Lala dhe Emilija Redžepi nga NDS do të zëvendësohet nga Samra Ilijaz.

Partitë politike, LVV, PDK, AAK dhe LDK që janë gjobitur nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) gjatë fushatës zgjedhore, KQZ-ja ka marrë vendim që tua ndalojë mjetet nga Fondi për Mbështetjen e Subjekteve politike.

Kësisoj nga ky fond, LVV-së do t'i ndalen 40, 700 euro, PDK- 66,100 euro, LDK- 20,600 euro dhe AAK-52, 750 euro.

Në mbledhjen e KQZ-së, Yll Buleshkaj theksoi se ky borxh do të ndahet në dy këste me qëllim që të buxheti i subjekteve politike mos të bie në zero

***

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar 13 rekomandimet për kandidatët e radhës që do të zëvendësojnë deputetët e deritashëm të Kuvendit të Kosovës.

Emrat e deputetëve të zëvendësuar sipas subjekteve politike”

AAK

Daut Haradinaj – Shemsedin Dreshaj

LVV

Donika Gërvalla Schwarz – Shqipe Isufi

Arben Vitija – Enver Haliti

Hekuran Murati – Mirsad Shkreta

Faton Peci – Gramos Agusholli

Liburn Aliu – Alban Bajrami

Arbërije Nagavci – Yllza Hoti

Hajrulla Çeko – Jahja Kokaj

Rozeta Hajdari – Gresa Bytyqi Kelmendi

Xhelal Sveçla – Hydajet Hyseni Kaloshi

KDTP

Fikrim Damka – Enis Kervan

IRDK

Elbert Krasniqi – Fridon Lala

NDS

Emilija Redžepi – Samra Ilijaz

***

Arianit Bytyqi nga Këshilli për Çështje Ligjore në KQZ ka njoftuar se kanë pranuar 13 kërkesa për zëvendësimin e deputetëve. Sipas tij nëntë kërkesa kanë ardhur vetëm nga LVV-ja.

“Këshilli për çështje ligjore sot ka shikuar rekomandimin për zëvendësimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës pas kërkesës së ardhur dje. Në total ka shqyrtuar 14 kërkesa për zëvendësim të deputetëve e prej të cilëve 9 janë nga LVV-ja, një nga KDTP,  një nga IRDK, një nga AAK dhe një nga NDS”, ka thënë ai.

Më tutje Bytyqi ka kërkuar që të votojmë rekomandimin për zëvendësimin e këtyre deputetëve.

“Pas shqyrtimit të këtyre kërkesave  ne konsiderojmë që kanë kaluar të gjitha flitrat ligjor dhe kërkojmë edhe këtu që të kalojë ky rekomandim për zëvendësimin e deputetëve”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat