Për kasetën e Izbicës u ofruan 100 mijë dollarë

Aktuale

Për kasetën e Izbicës u ofruan 100 mijë dollarë

Më: 25 mars 2021 Në ora: 14:52
Masakra e Izbicës

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi ka folur pas akuzave që janë bërë kundër tij, për kasetën e Izbicës.

Për këtë kasetë, ai është akuzuar se ka marrë 100 mijë dollarë.

Liri Lloshi përmes një postimi në Facebook ka dhënë versionin e tij të rrëfimit mbi të vërtetën e kasetës për masakrën e Izbicës.

Në shkrimin e tij, Lloshi iu ka drejtuar anëtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës, dhe disa personave të Drenicës, që sipas tij kanë shpifur rreth kësaj ngjarje, duke i pyetur se a e besuan deklaratën e Xhavit Halitit rreth kasetës.

“Pra, ju miq dhe ju shpifës të PDK-së dhe ju shpifës tjerë në Drenicë që nga PDK keni kaluar në Vetëvendosje, a e besoni tash atë që tha Xhavit Haliti mbrëmë në TV 7 se kasetën në Tiranë e solli Liri Loshi, se unë pra ia dorëzova Xhavit Halitit dhe se ai e nisi atë me aeroplan për Shtëpi të Bardhë?!”, ka shkruar Lloshi

Ai tutje thotë se rreth 21 vjet kanë shpifur për të me qëllim të njollosjes, e dikush nga nga lakmia që nuk iu dha rasti që ashtu siç ishte pasuruar me paratë tjera të popullit, të pasurohej edhe me shitjen e kasetës.

Shkrimin i tij të plotë, pa ndërhyrje:

Pra, ju miq dhe ju shpifës të PDK-së dhe ju shpifës tjerë në Drenicë që nga PDK keni kaluar në Vetëvendosje, a e besoni tash atë që tha Xhavit Haliti mbrëmë në TV 7 se kasetën në Tiranë e solli Liri Loshi, se unë pra ia dorëzova Xhavit Halitit dhe se ai e nisi atë me aeroplan për Shtëpi të Bardhë?! Njëzet e një vjet keni folë dhe keni shpifur, dikush nga mosdija, dikush me qëllim për të më njollosur e dikush nga lakmia që nuk iu dha rasti që ashtu siç ishte pasuruar me paratë tjera të popullit, të pasurohej edhe me shitjen e kasetës.
Tri fakte janë të rëndësishme.
E para, që kaseta ka shkuar aty ku duhet e jo siç thuhej se “kasetën e ka çu aty ku s’duhet e jo aty ku duhet.” Pra, Shtëpia e Bardhë ka qenë “aty ku duhet,” apo.
E dyta, që kasetën nuk ia kam marrë (vjedhur) askujt, por se ajo ka qenë projekt imi që për xhirim kam angazhuar mikun, shokun, dostin tim Sefedin Thaçin. Marrëveshja ime me Sefedinin ka qenë shumë e qartë dhe nuk ka asnjë devijim nga ajo në asnjë moment. Pra nuk ka përvehtësim të punës së tij nga ana ime as nuk ka (nuk duhet të ketë) përvehtësim të punës sime nga ana e tij.
Dhe e treta, kaseta nuk është shitur, por është dhënë gratis. Kujtdo që ia kam dhënë, ia kam dhënë gratis.
Cili prej jush do ta jepte gratis sikur t’i ofroheshin mbi 100 mijë dollarë që m’u kanë ofruar mua?! Nuk besoj se jeni shumë të tillë, prandaj është më lehtë të besohet se e kam shitur sesa se nuk e kam shitur!
Vetëm se kur thoni e ka shitur, duhet të dini se kujt ia kam shitur dhe sa kam përfituar. Cilido nga ju që i përgjigjet kësaj pyetje në mënyrë të dokumentuar, jam në gjendje që t’ia kthejë paratë “e pervehtësuara”. Edhe një kafe dhe një ujë të thartë mbrapa!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat