Nuk ndalet Haxhiu, ky është shkarkimi i radhës

Aktuale

Nuk ndalet Haxhiu, ky është shkarkimi i radhës

Nga: M.H Më: 25 mars 2021 Në ora: 21:03
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një shkrimi në facebok ka bërë të ditur se ka shfuqizuar vendimet për emërimin e zëvendësuesit të Zv. Drejtorit të Përgjithshëm nga Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Sprovues të Kosovës.

Haxhiu shkroi që sot, në kuadër të kompetencave të mia kushtetuese dhe ligjore, kam shfuqizuar dy vendime që kishin të bënin me dy emërime pa bazë ligjore në Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe Shërbimin Sprovues të Kosovës, përcjell “Bota sot”.

Vendosja e rendit dhe ligjit në Qeverinë Kurti II, nuk ka alternative, shkruan më tej Haxhiu.

Postimi i plotë

Vendimet e kundërligjshme brenda secilit institucion do të adresohen dhe shfuqizohen. Sot, në kuadër të kompetencave të mia kushtetuese dhe ligjore, kam shfuqizuar dy vendime që kishin të bënin me dy emërime pa bazë ligjore në Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe Shërbimin Sprovues të Kosovës.

Vendosja e rendit dhe ligjit në Qeverinë Kurti II, nuk ka alternativë.

Bashkëngjitur gjeni vendimet!

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat