Nuk përmbahet analisti, 'turp të kesh Shpend'

Aktuale

Nuk përmbahet analisti, 'turp të kesh Shpend'

Më: 26 mars 2021 Në ora: 11:35
Shpend Ahmeti

Analisti Xhemajl Ahmeti ka kritikuar ashpër kryetarin e Prishtinës, pas marrëveshjes për ta kthyer në muze Hamamin e Prishtinës.

“Një fotografi sa një histori 7 shekullore [shikoni pozitat, gjestikën]. Kam pasur respekt për Shpend Ahmetin (jo për shkak të mbiemrit), por që nga ky çast e konsideroj njeri që ushtron racizëm kulturor ndaj identitetit tim.

Thjeshtë për arsye se unë konstitutor të gjenezës sime kulturore politike, në gjuhë e hsitori e konsideroi Gjergj Kastriotin[ 1405- 1468] e ky - për arsye që s'dua të spekuloj - u bën monumente armiqve të tij [Fatihu: 1432 - 1481)dhe atyre që për 6 shekuj na maskruan dhe në fund falnin tokat tona sllavëve dhe shumë tejra si këto. Turp të kesh Shpend.”, ka komentuar Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook, një fotografi të kryetarit të Prishtinës me koordinatorin e organizatës turke TIKA, me rastin e marrëveshjes.

Ky veprim ka nxitur reagime të ashpra në rrjetet sociale nga personalitete të ndryshme publike.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat