COVAX miraton aplikimin e MSH-së, shumë shpejt mbërrijnë 24 mijë vaksinat e para

Aktuale

COVAX miraton aplikimin e MSH-së, shumë shpejt mbërrijnë 24 mijë vaksinat e para

Më: 26 mars 2021 Në ora: 20:59
Foto ilustrim

Kontigjenti i parë me 24 mijë doza të vaksinave Astra Zeneca shumë shpejt pritet të arrijë në Kosovë.

Kjo pasi që mekanizmi ndërkombëtar i krijuar nga Aleanca Globale e vaksinave GAVI, i ka konfirmuar MSH-së se është pranuar dhe miratuar aplikimi i saj.

Nuk dihet ende dita se kur do të mbërrijnë, por sipas Zyrës për Media të MSh, thonë se kjo do të ndodhë shumë shpejt.

“GAVI ka informuar Ministrinë e Shëndetësisë se vaksinat e para (Astra Zeneca) në kontingjent prej 24 mijë dozave do të arrijnë shumë shpejt.

MSH-ja, sipas procedurave të aplikimit të përgatitur nga COVAX ka dorëzuar aplikacionin me të gjitha dokumentet e kërkuara të bashkëngjitura në mënyrë elektronike në këtë mekanizëm dhe COVAX, i ka konfirmuar MSH-së se është pranuar dhe miratuar aplikimi i saj, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat