Musliu: Rruga e refugjatëve në Kosovë, njëjtë si ajo e jona dy dekada më parë

Aktuale

Musliu: Rruga e refugjatëve në Kosovë, njëjtë si ajo e jona dy dekada më parë

Më: 26 mars 2021 Në ora: 22:18
Jeton Musliu

Gazetari Jeton Musliu ishte pjesë e dokumentarit “Expose”.

Mes shumë çështjesh, ai foli edhe për vendin tonë, si të papërshtatshëm për refugjatë, porse nevoja e domosdoshme për të qëndruar diku, po u del në ndihmë atyre.

Tutje, ai shtoi se rruga është gati e njëjta sikur e jona, pra atë nëpër të cilën kaluam 20 vite më parë.

“Çështja e refugjatëve apo trafikimi i tyre, është e njëjtë sikurse edhe ka ndodhur më përpara. Për të kuptuar realitetin duhet të kthehmi se si ka ndodhur më para me neve, se si ka funksionuar rrjeti i trafikimit të këtyre personave.

Pak a shumë është e njëjta, sigurisht se ata nuk janë persona që vetëm i hipin autobusit dhe vinë këtu, ata pagujnë shuma të majme parash, në momentin që mbesin pa para, mbesin aty, nëse mbesin në Kosovë kërkojnë azil në Kosovë.

Unë kam raportuar vetë, që një numër i refugjatëve që janë regjistruar si azilkërkues në momentin që kanë gjetur lidhje janë larguar nga Kosova, sepse Kosova nuk është vend atraktiv për këta refugjatë”, tha ndër të tjera Musliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat