COVID-19: Mbi 13 mijë raste aktive, spitalet të bllokuara nga pacientët në pritje të vaksinave të para

Aktuale

COVID-19: Mbi 13 mijë raste aktive, spitalet të bllokuara nga pacientët në pritje të vaksinave të para

Më: 26 mars 2021 Në ora: 23:27
IKSHPK

Numri i lartë i rasteve të reja me koronavirus në Kosovë që po shënohen brenda ditës vazhdon të jetë i lartë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 860 raste të reja me koronavirus nga totali i 4,318 testimeve sa kanë qenë gjithsej.

Brenda kësaj periudhe kohore janë shëruar edhe 682 pacientë dhe gjithashtu janë shëruar edhe 6 raste të vdekjes së pacientëve të infektuar me COVID-19.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 2 raste (78, 76 vjeç), Dragash 1 rast (84 vjeç), Ferizaj 1 rast (74 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (65 vjeç) dhe Gjakovë 1 rast (83 vjeç).

Kështu, duke marrë parasysh numrin e pacientëve të shëruar në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 71,194 raste.

Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive nga fillimi i pandemisë është 86,194 raste ndërsa janë kryer saktësisht 405,798 testime.

Nga COVID-19 kanë vdekur deri më sot në Kosovë 1819 pacientë ndërsa numri i rasteve që janë ende aktive është 13,106.

Por, sot është raportuar se dozat e para të vaksinës anti-Covid do të mbërrijnë në Kosovë së shpejti.

Në media gjatë ditës është raportuar se gjatë vikendit ose më së largu në javën e ardhshme në Kosovë do të vijë kontigjenti i parë me 24 mijë doza të vaksinës AstraZeneca.

Arritja e vaksinave ishte paralajmëruar qysh në muajin shkurt nga qeveria e kaluar. Më pas u shty për muajin mars. Ndërkohë që u raportua se sipas kontratës ato është dashur të arrijnë më 17 mars.

Autoritetet që nga janari kanë përgatitur ekipet mjekësore dhe logjistikën për të filluar vaksinimin kundër virusit korona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat