Deputetja e LDK-së e përkrahi Lutfi Hazirin për kryetar, ja ҫfarë thotë për Lumir Abdixhikun

Aktuale

Deputetja e LDK-së e përkrahi Lutfi Hazirin për kryetar, ja ҫfarë thotë për Lumir Abdixhikun

Nga: H.O. Më: 28 mars 2021 Në ora: 22:27
Valentina Bunjaku - Rexhepi/ Lutfi Haziri

Deputetja e LDK-së Valentina Bunjaku Rexhepi në një intervistë dhënë për “Bota sot” pak ditë më parë ka treguar se ka përkrahur fuqishëm Lutfi Hazirin, kryetarin aktual të komunës së Gjilanit, për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Mirëpo në këtë garë ka fituar kundërkandidati i tij, Lumir Abdixhiku.

Sipas saj, madhështia e këtyre zgjedhjeve ishte se gara ishte shumë demokratike dhe fer.

“Kam përkrahur z.Haziri në kandidaturën e tij jo pse vijmë nga i njëjti rajon por se kam besuar se ai është lidhja ndërmjet LDK-së së traditës dhe asaj të ardhmes. Në garën shumë demokratike dhe fer fitoi z.Abdigjiku dhe aty z.Haziri dhe z.Mustafa si kundër kandidatë e uruan dhe i ofruan bashkërrugëtim në shtëpinë e përbashkët të LDK-së. Kjo ishte edhe madhështia e Kuvendit të LDK-së, ashtu siç është vet ajo dje, sot e nesër vazhdimisht”, thotë ajo./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat