Pas fillimit të vaksinimit në Klinikën Infektive, flet Drejtori i ShSKUK-së

Aktuale

Pas fillimit të vaksinimit në Klinikën Infektive, flet Drejtori i ShSKUK-së

Më: 30 mars 2021 Në ora: 09:30
Foto nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 10:18) - Në Klinikën Infektive ka nisur vaksinimi i personelit shëndetësor.

Me këtë rast drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka thënë para mediave se sot është ditë e mbarë për Kosovën pasi vendi po i bashkëngjitet shteteve të tjera në luftën kundër Covid-19.

“Deri më tani, bota ka pasur në përdorim vetëm metoda parandaluese ato që edhe ne i kemi përmendur dhe tani përmes vaksinimit po synohet që t’i jepet fund pandemisë. Unë kam një mesazh të qartë që virusi është ende prezent. Vaksina është e sigurt dhe çdo qytetarë duhet të ndihet i sigurt për ta marrë këtë vaksinë”.

“Ju lutem respektoni masat. Jemi në një fazë të rëndë me virusin, sot kemi mbi 900 pacientë që janë të shtrirë. Duhet patjetër të respektohen masat”.

Krasniqi tha se edhe pse punëtorët shëndetësor janë lodhur, ata nuk e kanë ndërmend të dorëzohen.

“Është e vërtetë që punëtorët shëndetësor janë të lodhur por nuk do të dorëzohen asnjëherë. Nuk dorëzohemi para këtij virusi megjithatë lusim qytetarët që të na ndihmojnë sado pak në respektimin e masave në mënyrë që t’ua bëjmë më të lehtë punën e punëtorëve shëndetësor”.

***

Shefja e imunizimit në IKShPK, Edita Haxhiu ka thënë se ka filluar procesi i vaksinimit ku po vaksinohen punëtorët shëndetësorë të Klinikës Infektive kurse në sallën “1 Tetori” janë duke u vaksinuar punëtorët e kujdesit primar të vijës së parë të frontit.

Ajo ka thënë se sipas panit shtetëror, janë planifikuar 3 faza të vaksinimit dhe deri në 70 për qind të popullatës planifikohet të vaksinohen deri në fund të vitit varësisht prej kontingjenteve të vaksinave.

Sipas saj, janë 280 persona nga stafi shëndetsor të cilët do të vaksinojnë në gjithë Kosovën.

“Në sallën ‘1 tetori’ është planifikuar që 760 persona të vaksinohen gjatë ditës, ndërkaq në Klinikën Infektive sot dhe nesër do të vaksinohet stafi”.

Drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka thënë se sot është ditë e mbarë dhe se Kosova po i bashkohet vendeve tjerë për vaksinimin e personelit shëndtësor dhe qytetarëve.

Ai ka bërë thirrje që edhe më tutje të respektohen masat anti-COVID, duke bërë thirrje që qytetarët të mos hezitojnë të marrin vaksinën

“Ne jemi të vetëdijshëm që ky proces do të marrë kohë dhe qytetarët duhet ta kenë durimin. Vaksina është e sigurt dhe qytetarët duhet të ndihen të sigurt ta marrin. Sot kemi mbi 900 pacientë të shtrirë, prej tyre 37 janë në gjendje kritike dhe rreth 700 pacientë me oskigjenoterapi. Do të vaksinohem edhe unë”.

Në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës tashmë kanë nisur përgatitjet për fillimin e vaksinimit të personelit shëndetësor me vaksinën AstraZeneca e cila ka arritur të dielën në Kosovë.

Profesionistët shëndetësorë të kësaj klinike kanë qenë tash e më shumë se 1 vit në vijë të parë të frontit në luftën me pandeminë Covid-19.

Ushtruesi i detyrës së Drejtorit në Klinikën Infektive dhe infektologu, Izet Sadiku e ka marrë sot vaksinën Anti Covid.

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, tashmë ka filluar vaksinimi i stafit shëndetësor.

Ndërsa, gjatë ditës së djeshme për herë të parë me AstraZeneca u vaksinua kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zyrtarja e OBSh-së në Kosovë, Isme Humolli, infektologu, Sali Ahmeti dhe aktori Selman Jusufi.

***

Në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) tashmë kanë nisur përgatitjet për fillimin e vaksinimit të personelit shëndetësor me vaksinën AstraZeneca e cila ka arritur të dielën në Kosovë.

Profesionistët shëndetësor të kësaj klinike kanë qenë tash e më shumë se 1 vit në vijë të parë të frontit në luftën me pandeminë Covid-19.

Ndërsa, gjatë ditës së djeshme për herë të parë me AstraZeneca u vaksinua kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zyrtarja e OBSh-së në Kosovë, Isme Humolli, infektologu, Sali Ahmeti dhe aktori Selman Jusufi. Vaksinimi u bë në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Image

Edhe sot do vazhdoj vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve në sallën “1 Tetori”.

Në Kosovë më 28 mars, arriti kontingjenti i parë me 24 mijë doza të vaksinave 24.000 doza të vaksinave kundër koronavirusit, të kompanisë AstraZeneca.

Kosova këto vaksina i ka marr si donacion nga Kosova nga programi COVAX, i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Vaksina e kompanisë britanike AstraZeneca, që e ka zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit, thuhet se është 76 për qind efektive kundër sëmundjes COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat