Këta janë katër deputetët e LDK-së të cilët vendosin për Vjosa Osmanin presidente

Aktuale

Këta janë katër deputetët e LDK-së të cilët vendosin për Vjosa Osmanin presidente

Më: 30 mars 2021 Në ora: 10:46
Vjosa Osmani

Vjosa Osmanit nuk po i mjaftojnë vetëm votat e LVV-së dhe atyre të minoriteteve për të marr karrigen e të parës së shtetit.

Ka disa  ditë që Osmani është duke negociuar me ish-bashkëpartiakët e saj për të marrë mbështetjen e tyre.

Edhe pse këto bisedime kanë rezultuar pozitive dhe se mundësia për të qenë të pranishëm në seancë por edhe për ta votuar është me reale se kurrë.

Është vet kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, që ka thënë se janë për një marrëveshje konstruktive për çështjen e presidentit.

Ai ka kërkuar nga Osmani që deklarohet për tema nacionale, për LDK-në, për LVV-në e për iniciativën e saj politike.

Madje dje Kryesia e LDK-së u mbajti një takim ku pas përfundimit të kësaj mbledhje u tregua që ata do i japin mbështetje mirëpo tani varet nga vet qëndrimi i deputetëve të saj, për çka sot priten të takohen në orën 12:00.

Edhe pse shumica e deputetëve të LDK-së 15 sa janë, do qëndrojnë në sallë, një gjë të tillë nuk po e mendon ta bëjë Agim Veliu e Driton Selmanaj,  e sipas gjitha gjasave edhe ish-kryeministri Avdullah Hoti dhe Vlora Dumoshi.

Gjatë javës së kaluar është raportuar në vazhdimësi për kundërshtimin e këtyre personave për të qëndruan në sallë në ditën kur hedhet në votim kandidatura e Osmanit për presidente.

Një takim larg syrit të medieve gjatë ditës së djeshme është mbajtur në mes Lutfi Hazirit e Agim Veliut, që ky i fundit zor të bindet për ta votuar Osmanin duke qenë se kanë pasur debate të ashpra si brenda ashtu edhe jashtë partisë.

Sipas Kushtetutës për tu zgjedhur presidenti në raundin e parë duhen 80 vota, por e njëjta gjë nuk vlen për raundin e tretë që mjaftojnë vetëm 61 vota.

Ajo që ka bllokuar VV për ta iniciuar sa më parë seancën për të bërë Osmanin presidente, janë kuorumi që kërkon të jenë të pranishëm në sallë 2/3 e deputetëve pra 80.

Duke u bazuar në këtë Osmani deri tani i ka të siguruar vetëm 79 deputetë që nuk i mjaftojnë për të marr timonin e shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat