Balaj kërkon nga Prokuroria që të hetojë në detaje Telekomin: Dëmet e shkaktuar janë milionëshe

Aktuale

Balaj kërkon nga Prokuroria që të hetojë në detaje Telekomin: Dëmet e shkaktuar janë milionëshe

Më: 30 mars 2021 Në ora: 14:08
Lamih Balaj

Lamih Balaj, kryetar i Sindikatës punëtorëve të Telekomit të Kosovës, në një konferencë për medie, ka kërkuar nga Prokuroria që të hetojë këtë ndërmarrje në detaje.

Ai tha se janë lidhur kontrata të dëmshme që i kanë shkaktuar humbje milionëshe Telekomit.

Balaj sqaroi se arrestimet e disa zyrtarëve gjatë së martës kanë ndodhur jashtë objektit të Telekomit.

Ai po ashtu tha se të arrestuarit nuk janë në marrëdhënie pune me Telekomin më shumë se një vit.

“Nuk kanë ndodh arrestimet brenda Telekomit. Prej medieve kam kuptuar që është fjala për dy zyrtarët e lartë të Telekomit, të cilët ka mbi një vit, apo një vit e gjysmë që nuk kanë marrëdhënie pune me Telekomin e Kosovës. Për dy të tjerët nuk kam informacione”.

“Ne si Sindikatë përkrahim fuqishëm një aksion të tillë, ka qenë momenti i fundit që Prokuroria e Shtetit të mos ndalet duke i hetuar njerëzit që i kanë shkaktuar dëme Telekomit të Kosovës”.

Përderisa Policia me urdhëresë të Gjykatës ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar, mbi dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Operacioni policor është realizuar në rajonin e Prishtinës.

“Sot më 30 mars 2021, Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar, mbi dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare”.

“Operacioni policor është realizuar në rajonin e Prishtinës, ku pas kompletimit të rastit do të jepen informacione shtesë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat