Pacollit i vjen reagimi i ashpër për kritikat ndaj Kurtit, ia përmendin Thaçin dhe Mustafën

Aktuale

Pacollit i vjen reagimi i ashpër për kritikat ndaj Kurtit, ia përmendin Thaçin dhe Mustafën

Nga: M.H. Më: 31 mars 2021 Në ora: 12:50
Behgjet Pacolli

Profesori universitar, Enver Bytyçi përmes një shkrimi në facebok i ka reaguar kreut të AKR-së, Behgjet Pacollit.

Bytyçi i drejtohet Pacollit për qëndrimet që ai po mbanë karshi qeverisë Kurti duke ia përmendur raportet që ka pasur me Thaçin dhe Mustafën, përcjell “Bota sot”.

Më tej, profesori ia përmend ardhjen e tij për ta rrëzuar qeverinë Kurti dhe për ta votuar qeverinë Hoti derisa tash nuk dëshiron ta votojë Osmanin, duke mos lënë të kuptohet se çfarë qëndrimi mbani.

Parimet nuk kane lidhje me mbeshtetjen qe u jep qeverisjeve te korruptuara dhe anti-shtet dhe me luften qe i behet ndryshimit te madh me vullnetin e sovranit, shton më tej profesori.

Postimi i plotë

Një këshillë për Behgjet Pacollin!

I nderuar zoti Pacolli,

Po lexoj thuajse çdo ditë publikime, në të cilat ju denonconi ende pa nisur punën qeverinë e zotit Kurti dhe vetë kryeministrin. Po ashtu jeni deklaruar kundër pjesmarrjes në seancën parlamentare për zgjedhjen e presidentes.

Në ballafaqim me qëndrimet tuaja të mëparshme në raport me qeveritë e Hashim Thaçit kjo sjellje më duket e çuditshme. Ju keni ditur të përshtateni shumë mirë me qeveritë e korruptuara Thaçi-Mustafa! Por nuk po gjeni forcë të përshtateni me qeverinë anti-korrupsion të sotme! Ju erdhët me avion personal nga Zvicra, sakrifikuat edhe gjatë udhëtimit prej Rinasi për në Prishtinë me qëllim që të votoni rrëzimin e qeverisë Kurti dhe voten për qeverinë jo legjitime Hoti. Por nuk doni të jepni kontributin konstruktiv për zgjedhjen e zonjës Osmani si presidente!

Sinqerisht nuk e kuptoj këtë qëndrim kaq kontravers! Ndonëse kam arsye të gjykoj për motivet personale lidhur me to. Por së paku pas kësaj që bën, mos u hiq "parimor"! Parimet nuk kanë lidhje me mbështetjen që u jep qeverisjeve të korruptuara dhe anti-shtet dhe me luftën që i bëhet ndryshimit të madh me vullnetin e sovranit! Duhet të përshtatesh me gjendjen e re shpresedhenese për Kosovën! Ndryshe do të lësh shteg të gjykohesh, paragjykohesh dhe të kritikohesh ashpër!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat