Mjekët dhe infermierët e Policisë së Kosovës vaksinohen me vaksinën antiCOVID

Aktuale

Mjekët dhe infermierët e Policisë së Kosovës vaksinohen me vaksinën antiCOVID

Më: 31 mars 2021 Në ora: 15:21
Foto

Tash e dy ditë ka filluar vaksinimi i qytetarëve të Republikës së Kosovës me vaksinën antiCOVID, ku prioritet kanë punonjësit shëndetësor dhe të moshuarit.

Gjatë të mërkurës në palestrën sportive “1 Tetori” janë vaksinuar edhe mjekët dhe infermierët e Shërbimit Shëndetësor të Policisë së Kosovës.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Policia e Kosovës.

Në këtë komunikatë thuhet se me këtë veprim ata dhanë mesazhin se “Duke u vaksinuar, ju mbroni veten dhe të tjerët, dhe se vaksina është mjet i rëndësishëm për të ndihmuar në  parandalimin e virusit”.

“Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore e Policisë së Kosovës  ka hartuar Planin e veprimit për vaksinimin e personelit policorë me rrezikshmëri të lartë  ndaj ‘COVID 19’, dhe trajnimin e stafit mjekësor të DSHSH-së për aplikimin e vaksinimit  , gjithnjë në koordinim me Komitetin për Vaksinim me vaksinë kundër ‘COVID-19’ në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë”, thuhet në komunikatë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat