Shërbimi Konsullor i Ambasadës së Kosovës në Slloveni pezullon punën

Aktuale

Shërbimi Konsullor i Ambasadës së Kosovës në Slloveni pezullon punën

Më: 31 mars 2021 Në ora: 15:25
Foto ilustrim

Për shkak të situatës së përkeqësuar epidemiologjike dhe kufizimeve e masave të miratuara nga Qeveria e Republikës së Sllovenisë, Shërbimi Konsullor i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Lubjanë do të pezullojë punën me palë nga data 1 deri më 11 prill 2021.

“Gjatë orarit të punës, Shërbimi Konsullor është i qasshëm përmes telefonit dhe postës elektronike.

Për raste urgjente, dërgoni një e-mail me një përshkrim të çështjes dhe një shpjegim të arsyeve për trajtim/shqyrtim urgjent të çështjes konsullore në:

[email protected] ose na kontaktoni përmes numrit të telefononit:

01 541 541 2 apo 031 465 221 dhe ne do t’ju informojmë për opsionet e mëtejshme”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat