Flet arsimtari që e rrahu nxënësin, kjo ishte arsyeja

Aktuale

Flet arsimtari që e rrahu nxënësin, kjo ishte arsyeja

Më: 1 prill 2021 Në ora: 19:40
Pamje nga videoja

Ditën e mërkurë, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shkollën “Dëshmorët e Kombit” në Livoq të Gjilanit.

Arsimtari Farush Sadiku rrahu nxënësin e tij 12 vjeçar me inicialet E.H. Për këtë ngjarje arsimtari u shoqërua në polici, por më pas u lirua me procedurë të rregullt pas rrëfimit që dha.

Për “ATV” arsimtari thotë se nxënësi në fjalë gjithnjë e ofendonte dhe kishte një sjellje shumë problematike. Për të vërtetuar fjalët e tij ai posedon edhe një video ku shfaqet nxënësi me këtë sjellje. Gjithashtu ai tregon se drejtori e ka larguar nxënësin dy herë nga shkolla për shkak të sjelljes së tij.

Prindërit e nxënësit në fjalë nuk pranojnë të prononcohen përballë kamerave të televizionit, por theksojnë se incidenti ka ndodhur jashtë ambienteve të shkollës dhe ka qenë arsimtari i cili ka vepruar i pari. Ata bëjnë thirrje për largim të arsimtarit nga pozicioni i tij.

Deri më tani, asnjë masë e mëtejshme nuk është marrë, por të dy si arsimtari ashtu edhe nxënësi vazhdojnë me procesin e mësimit rregullisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat