Bajqinovci: Po shpifet për shtëpinë e re të Kurtit

Aktuale

Bajqinovci: Po shpifet për shtëpinë e re të Kurtit

Nga: D.RR Më: 1 prill 2021 Në ora: 22:23
Mefail Bajqinovci dhe Albin Kurti

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, ka thënë se lidhur me shtëpinë e re të Albin Kurtit, ka pasur disa shpifje.

Ai thotë se është gënjeshtër që shtëpia e re me qira e Kurtit është 500 apo 600 metra katrorë, siç është raportuar më herët.

Bajqinovci tregon se shtëpia e re Kurtit në të cilën është vendosur, nuk i ka më shumë se 250 metra katrorë.

"Ka pasur disa shpifje nga mediat rreth shtëpisë së re të Kurtit në të cilën është vendosur me qira. Shtëpia nuk i ka 500 apo 600 metra katrorë siç është raportuar. Ajo i ka rreth 250 metra katrorë e jo më shumë, dhe nuk i duhet më shumë Kurtit hapsirë, siç është raportuar. Kurtit po i bëhen goditje të ulta, herë me shtëpi, e herë me vajzën e tij, siç veproi Ganimete Musliu". ka thënë Bajqinovci në "Click", transmeton "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat