Avokati Berisha ka një porosi për Abdixhikun

Aktuale

Avokati Berisha ka një porosi për Abdixhikun

Më: 2 prill 2021 Në ora: 00:14
Besnik Berisha

Avokati Besnik Berisha ka thënë se është absurde të mendohet se mund të eleminohet dikush nga gara politike nëse vendoset në postin e presidentit.

Berisha ka thënë se nuk mund ta heqësh dikë nga gara politike duke e larguar nga pozita e deputetes dhe ta vendosësh në pozitën e presidentit

“Kushdo që mendon që duke e çu një njëri në postin më të lartë e heq nga konkurrenca është gabim. Është absurde, kushdo që i beson është e pamundur. Ta heqësh nga pozita e deputetes ta vendosësh në pozitën e presidentit e heq nga gara politike, nuk mundesh”, tha Berisha.

“Zotri Abdixhiku duhet t’i japë vetes kurajo. S’është problem a shkon në zgjedhje 1 herë a 5 herë. LDK-ja do duhet ta pranonte se kur është votuar nuk është votuar me i hi nën sqeutll as njërit as tjetrit si fitues. Në elektorat kthen shpresë nëse shohin që nuk nënshtrohesh që ke një ekip papa vetes”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat