"Vjosa Osmanin e ndoqën me 'hu gardhi' nga LDK-ja, por Abdixhiku mori vendimin e duhur"

Aktuale

"Vjosa Osmanin e ndoqën me 'hu gardhi' nga LDK-ja, por Abdixhiku mori vendimin e duhur"

Nga: H.O. Më: 2 prill 2021 Në ora: 09:41
Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani

Profesori dhe opinionisti, Binak Maxharraj në një shkrim të tij dërguar “Bota sot”, thotë se më në fund erdhi një lajm i mirë nga LDK-ja. Sipas tij, hapin e parë e bëri kryetari i ri i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.

Maxharraj madje kundërshton qëndrimet e të tjerëve se Vjosa Osmani ka ikur vullnetarisht nga LDK-ja, por sipas tij, ajo është ‘ndjekur’ nga kjo parti.

Sipas tij, vendimin e duhur tanimë e mori Abdixhiku, duke ‘shkelur’ me të dy këmbët mbi shpinën e Isa Mustafës, duke kërkuar t’i jepet përkrahja pëe zgjedhjen e Presidentes, Vjosa Osmanit.

“Por, më në fund Lumir Abdixhiku e bëri një punë të mirë për LDK dhe atë duke kaluar me të dy këmbët mbi shpinën e Isa Mustafës duke e marrë një vendim të fortë në Kryesinë e LDK-së, Vjosa Osmanit duhet t’i jepet përkrahja për zgjedhjen e saj në postin e presidentes së vendit”, shkruan ai.

Shkrimi i plotë:

LUMIRI E KAPËRCEJ RUBIKONIN.

 

Më në fund një lajm i mirë nga LDK e harrnuar pas katastrofës që e goditi duke rënë në 15% të votuesve apo diçka më shumë se 100 mijë, pra tri herë me pak se sa Vjosa Osmani e cila i mori mbi 300 mijë vota, duke i shpërngulë votuesit nga ajo. E, për shpërnguljen vullnetare Vjosa Osmanit nga LDK një prof.universitar paska thanë se ajo vullnetarisht ka ikë nga LDK, çfarë nuk është e vërtetë.

Vjosa nuk iku nga LDK, atë e ndoqen siç thotë populli me hu gardhi, sepse gjoja ia paska prish rehatin Isa Mustafës, Agim Veliut, Driton Selmanajt, e të tjerë, për respektimin e qëndrimet dhe parimeve të LDK të cilat Isa Mustafa i shkelte me të dyja këmbët çdo herë kur e kishte parasysh interesin e PDK, Thaҫit dhe SHIK-ut.

Bumerangu nga Vjosa Osmani iu kthye Isa Mustafës dhe grupit të tij mafioz, bile me kamatë të lartë duke e zhveshë gati cullak Isa Mustafën dhe LDK nga anëtarësia dhe votuesit.

Për këtë humbje katastrofë të LDK Isa Mustafa nuk lejoj të zhvillohet asnjë diskutim, as në Kryesinë e partisë e as në Këshilin e përgjithshëm.

Ua mbylli gojën, kurse si kundërshpërblim ia dhanë “postin”e inekzistent të kryetarit të nderit të LDK. Për mbylljen e gojës për debat të çiltër të humbjes së LDK në organet përkatëse, tashti këto ditë jashtë këtyre organeve ka nisë një debat fajësie i ashpër online midis figurave të mëdha të LDK siç është rasti i Agim Veliut të zhveshur nga çdo postë në LDK dhe Gazmend Muhaxhirit i cili e mori postin e nënkryetarit të LDK.

Pra hallakama në LDK ka filluar dhe kjo është e mirë për LDK, sepse pa u zgjidhë forte e mirë nyja e humbjeve me emrin Isa Mustafa dhe të klikës së tij në LDK kjo parti nuk ka shërim, sepse aty brenda kanë mbetë edhe do mbeturina toksike të ҫiftit Veliu dhe Selmanaj.

Por, më në fund Lumir Abdixhiku e bëri një punë të mirë për LDK dhe atë duke kaluar me të dy këmbët mbi shpinën e Isa Mustafës duke e marrë një vendim të fortë në Kryesinë e LDK-së, Vjosa Osmanit duhet t’i jepet përkrahja për zgjedhjen e saj në postin e presidentes së vendit.

Këtë punë Lumiri e ka menduar mirë me kokën e vetë, e jo të Isa Mustafës, sepse nëse LDK dëshiron të këndellet sadopak hapi i parë i saj është që Vjosa Osmani të përkrahet për presidente, sepse tek e fundit atë për presidente e ka votuar edhe populli duke ia dhënë mbi 300 mijë vota të cilat nuk guxojnë jo vetë LDK, por as PDK dhe AAK ta anashkalojnë.

Por, Lumiri ia paska qitë edhe dhëmbët në koderë, siç thotë populli, duke e pas parasyshë faktin se injorati dhe shkatërruesi i LDK bashkë me Isa Mustafën po ngulka këmbë si gomari kur ngujohet në lloç, por edhe vegla e Isa Mustafës Driton Selmanaj i cili me lojërat e tij të pista prej servili e bënte tollovi Parlamentin. Këta të dytë gjoja paskan deklaruar haptas se as nuk do ta votojnë e as nuk do të qëndrojnë në sallë kur Vjosa Osmani të votohet për presidente.

I menjëhershëm dhe me vend është edhe”kërcënimi” i Kryetarit të LDK Lumir Abdixhikut se vendimi i Kryesesisë duhet të respektohet nga të gjithë deputetët.

Kjo është e qartë. Nëse këta dy huligana të LDK nuk e respektojnë vendimin e Kryesisë,kryetari Lumir Abdixhiku dhe Kryesia duhet të ndëmarrë masa të rrepta që këta dy laskuca të LDK edhe të përjashtohen nga LDK si qelizat e fundit kanceroze të mbetura brenda LDK, anipse ka edhe të tjerë të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat