Tahiri: Për inate politike, u shty seanca për vendosjen e bizneseve në park

Aktuale

Tahiri: Për inate politike, u shty seanca për vendosjen e bizneseve në park

Më: 2 prill 2021 Në ora: 16:33
Xhafer Tahiri

Pas dështimit të mbledhje së jashtëzakonshme në Kuvend të Vushtrrisë për vendosjen e bizneseve në Zonën Ekonomike në Lumadh, kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri në konferencë për media tha se seanca ka pasur për qëllim që t’i hapet mundësia bizneseve që të vendosen në këtë park.

Por siç theksoi ai, çuditërisht asamblistët e Vetëvendosjes dhe PDK-së në një koordinim dhe sinkronim të plotë kërkuan shtyrjen e kësaj seance me arsyetimin se nuk ashtë asgjë për ngutë.

Kryetari Tahiri i ka ftuar sërish anëtarët e kuvendit, edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, edhe nga PDK-ja që të kthehen në seancë dhe të vazhdojnë e të debatojmë për vendosjen e bizneseve në parkun e biznesit në Lumadh, që sipas tij është mundësi për hapjen e 813 vendeve të punës.

Tahiri: Për inate politike u shty mbledhja

“Krijimi I 813 vende të punës është situatë e jashtëzakonshme, është kërkesë e jashtëzakonshme. Ndoshta disa prej asamblistëve kanë kohë dhe mund të presin, por 813 qytetarë të Vushtrrisë nuk duhet të humbin asnjë ditë për të ardhur më shpejtë tek vendi i tyre i punës. Prandaj, i ftoj edhe një herë, anëtarët e kuvendit, edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, edhe nga PDK-ja që të kthehen në seancë dhe të vazhdojmë e të debatojmë për vendosjen e bizneseve në parkun e biznesit në Lumadh… Sot konsideroj se për inate politike, e me qëllim të përfitimeve politike u shty kjo seancë e jashtëzakonshme në dëm të krijimit të vendeve të punës dhe në dëm të zhvillimit ekonomik të Vushtrrisë”, theksoi Tahiri.

Kryetari Tahiri tha se për këtë projekt me rëndësi, nuk ka pasur vërejtje sot as opozita për sa i takon procesit të përzgjedhjes dhe asnjë vërejtje në lidhje me transparencën e krejt këtij procesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat