Kryesia e Kuvendit procedon projektligjin për Zgjedhje në Qeveri

Aktuale

Kryesia e Kuvendit procedon projektligjin për Zgjedhje në Qeveri

Më: 2 prill 2021 Në ora: 18:12
Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeparlamentari Glauk Konjufca, mbajti sot mbledhjen e radhës.

Në këtyë mbledhje, Kryesia  shqyrtoi nismën legjislative “Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256”.

Sipas njoftimit nga Kuvendi, pas diskutimeve, Kryesia procedoi projektligjin për mendim në qeveri.

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se kanë parashtruar kërkesë që seanca e jashtëzakonshme për amendamentimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës të mbahet sot.

Ndërsa, seanca për zgjedhjen e presidentit tha se do të varet nga përfundimi i seancës së parë dhe vullneti i deputetëve për të votuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat