Edhe Qeveria Hoti kishte diskutuar për ndryshimet e Ligjit për Zgjedhje

Aktuale

Edhe Qeveria Hoti kishte diskutuar për ndryshimet e Ligjit për Zgjedhje

Më: 2 prill 2021 Në ora: 20:07
Avdullah Hoti

Ndryshimet në Ligjin për Zgjedhjet nuk është hera e parë që janë iniciuar. Mendim lidhur me këtë çështje kishte dhënë edhe Qeveria Hoti në gusht të vitit të shkuar. Ajo e kishte parë si jo të plotë propozimin për ndryshim.

Të premten, Qeveria Kurti pritet të japë mendimin lidhur me propozimet për ndryshim të Ligjit për Zgjedhje, për t’ia mundësuar diasporës votimin në zgjedhjet në Kosovë, duke votuar në ambasada e konsullata në vendet ku jetojnë.

Kjo nismë bëri bujë pasi erdhi me propozim të Lëvizjes Vetëvendosje, në kohën kur po pritet votimi i presidentit. Nga shoqëria civile dhe opozita, krejt kjo po shihet si shantazh politik ndaj partive që pësuan humbje të thellë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Megjithatë, kjo s’është hera e parë që një gjë e tillë do të ndodhë. Më 14 gusht të vitit të shkuar, Qeveria Hoti kishte dhënë mendimin e saj lidhur me ndryshimet.

Në vendimin e asaj kohe, Qeveria e vlerësonte nismën legjislative të iniciuar nga deputetët propozues të Kuvendit për ndryshimin, megjithatë e konsideronte jo të plotë për ta përmirësuar procesin dhe procedurat e organizimit të zgjedhjeve.

“Qeveria e Kosovës konsideron se nisma e tillë legjislative duhet të adresojë të gjitha çështjet që janë identifikuar si parregullsi gjatë monitorimit të proceseve zgjedhore nga organizatat monitoruese ndërkombëtare dhe vendore”, thuhej në njoftim.

Ishte kërkuar që të adresoheshin disa çështje.

Siç thuhej në njoftim, vendimi i ishte proceduar Kuvendit të Republikës të Kosovës që u shpërnda në fund të vitit duke kthyer prapa çdo iniciativë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat