Zbulohet se çka përmban letra që ia dha Pacolli-Shalës

Aktuale

Zbulohet se çka përmban letra që ia dha Pacolli-Shalës

Më: 3 prill 2021 Në ora: 20:25
Behgjet Pacolli ia dha një letër të palosur Kujtim Shalës nga LDK.

(E plotësuar 20:40) - Pak para se të takohej me kandidaten për presidente, Vjosa Osmanin larg deputetëve të tjerë, Behgjet Pacolli ia dha një letër të palosur deputetit të LDK-së, Kujtim Shalës.

Media përmes burimeve të veta, ka kuptuar që letra misterioze që Shala ia dha Pacollit është një biletë e avionit që ata kanë shkëmbyer ndërmjet veti.

Ndërkohë, seanca për zgjedhjen e presidentit ka rifilluar sërish tani.

***

Pak para se të takohej me Vjosa Osmanin larg deputetëve të tjerë, Behgjet Pacolli ia dha një letër të palosur Kujtim Shalës nga LDK.

Por ky i fundit i habitur ia ktheu letrën Pacollit.

Nuk dihet se për çka e ka bërë ai një veprim të tillë e as çka shkruan në atë letër.

Kandidatja për presidente Vjosa Osmani me të hyrë në sallën e Kuvendit, ka ftuar edhe kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacollin për të diskutuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat