Votoi për Vjosa Osmanin, plasin pakënaqësitë në AAK ndaj Albena Reshitajt

Aktuale

Votoi për Vjosa Osmanin, plasin pakënaqësitë në AAK ndaj Albena Reshitajt

Nga: A.Zh Më: 3 prill 2021 Në ora: 22:21
Albena Reshitaj

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Teuta Haxhiu, e ka kritikuar kolegen e saj Albena Reshitaj.

Kjo e fundit ka marrë pjesë në seancën e Kuvendit, ku po votohet për presidentin e ri të Kosovës, përcjell Bota sot.

Haxhiu ka thënë se do të kërkojë nga AAK-ja që të distancohet nga deputetja Reshitaj, e cila votoi për Vjosa Osmanin, duke dalë kundër vendimit të partisë.

“Do të kërkoj nga partia që të distancohet nga ajo. Nëse nuk bëhet kjo, do të shihet më tej për masat”, ka deklaruar Haxhiu.

“Në momentin që ajo është deputete e një partie, duhet të rreshtohet në anën e saj apo nëse nuk pajtohet duhet të dalë para grupit parlamentar dhe të tregojë se është kundër. Ka qenë çdo herë krye në vete. Ajo ka qenë e përkëdhelur nga grupi parlamentar i AAK-së, është bërë kryetare e një komisioni pa meritë”, ka thënë deputetja e AAK-së./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat