Vlora Çitaku: Mora mesazhe fyese e kërcënuese për këtë postim

Aktuale

Vlora Çitaku: Mora mesazhe fyese e kërcënuese për këtë postim

Nga: A.Zh Më: 3 prill 2021 Në ora: 23:21
Vlora Çitaku

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku, ka thënë se ka pranuar fyese e kërcënuese, nga ata që ajo i ka quajtur “simpatizantë të Vetëvendosjes”.

Ajo ka thënë se mesazhet ndaj saj erdhën pas një postimi “Republikë nëse mund ta mbash”, përcjell Bota sot.

“Turp ju qoftë”, ka shkruar Çitaku në një postim në Facebook.

Postimi i saj i plotë:

Dmth, e bëra një postim komplet të pangarkuar të tipit “ A republic, if you can keep it”. Kjo sepse jam vërtetë e shqetësuar me situatën politike në Kosovë sot.

Nuk jam as deputete e as ministre.

Në më pak se 2 minuta kam marrë mesazhe fyese, kërcënuese, e denigruese nga ata që në rrjete sociale proklamohen si simpatizues të VV-së.

Turp ju qoftë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat