1 mijë e 906 të vdekur nga COVID-19

Aktuale

1 mijë e 906 të vdekur nga COVID-19

Më: 4 prill 2021 Në ora: 08:09
Ilustrim

1 mijë e 906 qytetarë që nga 22 marsi i vitit të kaluar, në Kosovë kanë vdekur shkak i infektimit me COVID-19.

Ndërsa nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para pozitive me COVID-19, janë 92 mijë e 975 qytetarë që kanë rezultuar pozitivë me këtë virus.

Numri i rasteve të vdekjeve dhe pozitive ka shënuar rritje së fundmi në Kosovë për çka institucionet e vendit kanë bërë thirrje për respektim të masave antiCOVID-19.

Aktualisht janë 14 mijë e 101 raste aktive me COVID-19. Kështu bëhet e ditur në njoftimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

 

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.143 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 777 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 4 raste (88, 83, 79, 72 vjeç), Ferizaj 3 raste (81, 75, 71 vjeç), Pejë 2 raste (85, 76 vjeç), Gjilan 1 rast (61 vjeç), Kamenicë 1 rast (84 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (72 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 92.975 raste nga 439.036 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.906 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 566 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 76.968 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14.101”, thuhet në njoftimin e fundit të IKShPK-së.

Prishtina prinë me numrin më të lartë rasteve pozitive.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 238 raste, Gjilan 67 raste, Gjakovë 61 raste, Ferizaj 50 raste, Mitrovicë 45 raste, Podujevë 41 raste, Prizren 41 raste, Pejë 28 raste, Fushë-Kosovë 26 raste, Lipjan 23 raste, Obiliq 23 raste, Kaçanik 14 raste, Drenas 13 raste, Klinë 13 raste, Vushtrri 13 raste, Kamenicë 12 raste, Malishevë 11 raste, Viti 10 raste, Rahovec 9 raste, Shtime 9 raste, Suharekë 8 raste, Istog 7 raste, Skenderaj 7 raste, Deçan 5 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Graçanicë dhe Shtërpcë 1 rast.

IKSHPK bën thirrje që të respektohen masat antiCOVID duke shtuar se është bgengosëse që numri i rasteve të vdekjes dhe pozitive po vazhdon të jetë i lartë.

“IKSHPK vlerëson se këto masa mund të ndërprenë rritjen e numrit të rasteve, të parandalojnë mbingarkesën e hospitalizimeve dhe të parandalojnë rritjen e numrit të vdekjeve. IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19. Në veçanti, bëjmë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike. Grumbullimi i qytetarëve pa maska dhe pa mbajtje të distancës shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent në mesin tonë. Apelojmë tek institucionet përgjegjëse, përkatësisht Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse që të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në fuqi në zbatim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës”, thuhet në apelin e IKSHPK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat