Abdixhiku uron besimtarët katolikë

Aktuale

Abdixhiku uron besimtarët katolikë

Më: 4 prill 2021 Në ora: 11:40
Lumir Abdixhiku

Me rastin e festës së Pashkëve, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, uron të gjithë bestimtarët katolikë.

Postimi i Abdixhikut:

“Të dashur qytetarë të besimit katolikë,

Kjo kremtë për të gjithë ju shënon ditën e ngadhnjimit të jetës mbi vdekjen dhe rikthimin e besimit në vlerat më sublime njerëzore. Kjo festë shënon ditën e ringjalljes së shpresës, prandaj ua uroj të gjithëve festën e Pashkëve.Këto Pashkë, na gjejnë të gjithëve duke u përballur me pandeminë. Shpresa për një ditë të mirë do të na mbaj gjallë gjithmonë. Le të jetë kjo ditë e ringjalljes së besimit që shpejt do të jemi bashkë në çdo kremtë duke ia shtrirë dorën njëri – tjetrit për ta uruar.Gëzuar për shumë mot Pashkët!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat