Kimete Berisha ka disa fjalë për Haradinajn, Hotin dhe Pacollin: Ky politikan më shumë e urren Vjosën sesa që e do veten

Aktuale

Kimete Berisha ka disa fjalë për Haradinajn, Hotin dhe Pacollin: Ky politikan më shumë e urren Vjosën sesa që e do veten

Nga: A.Zh Më: 4 prill 2021 Në ora: 11:39
Kimete Berisha

Opinionistja Kimete Berisha, ka kritikuar liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinajn, pasi ai nuk mori pjesë në seancën për votimin për presidentin e ri.

Berisha ka thënë se Haradinaj po bëhet bashkë me Listën serbe kundër shtetit të Kosovës, përcjell Bota sot. Sipas saj, Haradinaj më shumë e urren Osmanin, se sa që e don veten e tij.

Ajo më tej ka vlerësuar si të guximshëm veprimin e deputetes së AAK-së Albena Reshitaj, e cila doli kundër partisë, duke marrë pjesë në seancën e mbrëmshme.

Veprim të mençur, Berisha e ka cilësuar edhe votimin nga ana e Behgjet Pacollit, ndërsa për deputetin e LDK-së Avdullah Hotin ka thënë se ai kaq i magjepsur dhe i çmendur sa që ka harruar se kur është bërë Kryeministër ia ka vjedhur vendin Vjosa Osmanit.

Reagimi i plotë i Berishës në Facebook:

Idiokraci!

1. Ramush Haradinaj nuk merr pjesë në zgjedhjen e Presidentes, njësoj si Lista Serbe.

Arsyet mund t'i ketë të ndryshme me Serbinë, por dëmi ndaj Kosovës është i njwjtë.

Paradoksale që këta njerëz të çuditshëm që thonë se kanë luftuar për Kosovën, në fund të bëhen bashkë me Listën Serbe kundër shtetit të Kosovës.

Ramush Haradinaj nuk fiton asgjë që nuk e voton Presidenten, përkundrazi humb!

Është kaq i motivuar kundër Vjosa Osmanit, sa është gjendje të vet-shkatërrohet veç për 'inat' të saj!

Që i bie se më shumë e urren Vjosën sesa që e do veten. Crazy a!

Në momentin që njeriu vepron kundër vetes për inat të tjetrit, nuk është më normal.

Kështu ka filluar të duket Ramush Haradinaj, në sfera tjera, 'jonormal'.

2. Albena Reshtaj e ka bërë një gjest të bukur dhe të guximshëm, duke marrë pjesë në votimin e Presidentes, por ajo duhet të shkoj deri në fund.

Rekomandohet t'i shmanget Times për nja tri ditë.

3. Avdullah Hoti dukej si Hose Andresi kur ka pas rënë në depresion klinik shkaku se e ka pas braktisur Marisolli.

Vuante për Isën, protestonte për Isën, urrente për Isën, sabotonte për Isën, nervozohej për Isën, i cili e ka kontraktuar të vuaj në vend të tij!

Nuk e di çka sheh të mirë te Isa Mustafa, që i rri besnik edhe 'në të keqen'.

As nuk guxon të relaksohet dhe nuk merr zemër të shikojë anash në Kuvend, se tutet mos shikimi i lirë interpretohet si tradhti ndaj Isës.

Assesi nuk e kupton se Isa Mustafa nuk e ka dashur, por e ka shfrytëzuar për interes, si shërbëtor të tij.

Është kaq i magjepsur dhe i çmendur sa që ka harruar se kur është bërë Kryeministër ia ka vjedhur vendin Vjosa Osmanit!

Edhe e ka vjedhur Vjosa Osmanin, edhe idhnohet prej viktimës së tij!

Avdullah Hoti është i rrezikshëm, sepse është irracional. E sheh veten me sytë e Isës.

Se sikur Isa Mustafa t'ia donte të mirën, sot Avdullah Hoti do të ishte vetvetja e jo që jeton në një realitet imagjinar, nën hijen e një njeriu të dështuar dhe të urryer!

4. Edhe Behgjet Pacolli u tregua zemërgjerë.

Anipse kishte arsye të madhe t'ia kthejë me të keqe Vjosa Osmanit, nuk e bëri, e fali.

Kështu veprojnë njerëzit e mençur.

P.S. Lumir Abdixhiku dhe Kujtim Shala m'u dukën si faqet e një libri të urtë, kur i shfleton era e lehtë. Komplimente!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat