Vjosa Osmani do të bëhet presidente, zyrtari i VV-së ka një porosi për opozitën

Aktuale

Vjosa Osmani do të bëhet presidente, zyrtari i VV-së ka një porosi për opozitën

Nga: A.M. Më: 4 prill 2021 Në ora: 13:23
Vjosa Osmani

Të shtunën në Kuvendin e Kosovës nuk arriti që Vjosa Osmani të bëhet presidente e Kosovës.

Por, ish kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Liri Loshi, ka thënë se Osmani do të bëhet presidente e Kosovës.

Loshi në një postim në Facebook, ka shkruar se do të kalojë edhe Projektligji që lehtëson votimin e mërgatës

“Pastaj do të ndodhin edhe shumë gjera tjera që janë në interes të qytetarëve dhe të shtetit, por jo edhe të individëve dhe grupeve kriminale”, ka shkruar Loshi në Facebook.

Po ashtu, ai ka dhënë një porosi për opozitën, duke thënë se “treni është nisur dhe ai nuk do të ndalet”.

Postimi i plotë:

Shumë gjera mund edhe të mos na pëlqejnë, por ato do të ndodhin. Për shembull do të ndodh zgjedhja e Vjosa Osmanit për presidente. Do të ndodh kalimi i Projektligjit që lehtëson votimin e mërgatës. Do të ndodh kalimi i Projektligjit për konfiskimin e pasurive të paligjshme. Pastaj do të ndodh zbatimi i këtyre ligjeve. Pastaj do të ndodhin edhe shumë gjera tjera që janë në interes të qytetarëve dhe të shtetit, por jo edhe të individëve dhe grupeve kriminale. Do të ketë edhe mospajtime, kundërshtime e madje edhe rezistencë e sabotim. Por treni është nisur dhe ai nuk do të ndalet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat