LDK ka formësuar shtetin e Kosovës, ka siguruar ratifikimin e MSA-së, zgjedhjen e Vjosa Osmanit...

Aktuale

LDK ka formësuar shtetin e Kosovës, ka siguruar ratifikimin e MSA-së, zgjedhjen e Vjosa Osmanit...

Nga: N. H Më: 4 prill 2021 Në ora: 20:54
Lumir Abdixhiku

Drejtori i Instituti EPIK, Demush Shaha, thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës, ka siguruar çdo tranzicion të ndjeshëm politik në Kosovë.

Ai ka numëruar disa nga të bëmat e mira për shtetin e Kosovës nga ana e partisë së Lumir Abdixhikut.

Shasha thekson se në këtë piedestal nderi dhe prestigji, LDK ka qëndruar, dhe vazhdon të qëndroj, e vetmuar.

Ja shkrimi i tij:

LDK ka formësuar dhe udhëhequr projektin sublim të pavarësisë.

LDK ka siguruar ratifikimin e MSA-së.

LDK ka siguruar ngritjen e Gjykatës Speciale.

LDK ka parandaluar shuarjen e Gjykatës Speciale.

LDK ka siguruar çdo tranzicion të ndjeshëm politik.

LDK ka siguruar zgjedhjen e Presidentes znj. Osmani.

A ka bërë gabime? Po, sikur secili nga nesh. Por çfarë mbetet e pamohueshme është se në çdo çështje të rëndësisë shtetërore LDK ka qenë faktor kyç suksesi. Në këtë piedestal nderi dhe prestigji ajo ka qëndruar, dhe vazhdon të qëndroj, e vetmuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat