Operacion “Blitz”/ Kosova, precize si orë zvicerane!

Aktuale

Operacion “Blitz”/ Kosova, precize si orë zvicerane!

Më: 5 prill 2021 Në ora: 09:15
Vjosa Osmani

Vëtëm pak muaj më parë, Ramush Haradinaj, shihte ëndrra me president dhe shantazhonte të gjithë aktorët, duke u kërkuar hapur se do të rrëzonte qeverinë e Avdullah Hotit dhe ja mësynte çdo ditë zyrave të PDK-së.

Nga ana tjetër, zyrtarët e partisë së Hashim Thaçit thërrisnin nëpër panele se posti i kryetarit të shtetit u takonte atyre sikur ta kishin “arë të babës”.

Mirëpo vetëm një mekanizëm i thjeshtë, si vota popullore, zgjidhi gjithçka si me magji.
Një votë masive dhe e qartë për ndryshim, një referendum për të larguar klasën e vjetër politike të Kosovës dhe për të sjellë në krye një gjeneratë të re.

Aksion që solli menjëherë një çmontim thuajse si “prestigjator”, të atij mekanizmi të ndryshkur e kërcitës së shtetit, dhe zëvendësimin me një ingranazh të ri, që rriti në progression, shpejtësinë dhe fuqinë e Kosovës.
Prej 14 shkurtit, gjithçka po ecën në mënyrë të shpejtë dhe preçize, fiks si në vendet me demokraci qindra-vjeçare të Europës Anglosaksone.

Sapo u certifikuan zgjedhjet, u mblodh Kuvendi i ri i Kosovës, zgjodhi kryetarin e ri Glauk Konjuvcën, i cili automatikisht u bë ushtrues i detyrës së Presidentit. Pa humbur kohë emëroi Albin Kurtin si Kryeministër, që formoi urgjentisht qeverinë, e cila mori votbesimin dhe nisi punën.

Dhe po në mënyrë të rrufeshme, me një operacion “Blitz”, mazhoranca e ardhur në krye të vendit, pra Vetëvendosja ndërmori zgjedhjen e Presidentit të ri e fuqiplotë, duke ofruar kandidaturën e Vjosa Osmanit, të cilën ua kishte paraqitur zgjedhësve si propozim zyrtar për Presidenten e re.

E cila mori 300 mijë vota preference nga votuesit më 14 shkurt. Më shumë se asnjë politikan në të gjithë historinë e Kosovës-pas çlirimit.
Vjosa Osmani u zgjodh Presidente në raundin e tretë me 71 deputetë që votuan për të, pra 10 parlamentarë më shumë se shumica e thjeshtë dhe 9 më pak se 2/3-at.

Gjithçka ligjore, kushtetuese, politikisht korrekte dhe pa asnjë kosto shtesë për shtetin.
“Filozofët” dhe analistët e klikës së vjetër, kanë nisur akuzat për pazare, për blerje e allishverishe të Albin Kurtit, duke hedhur tezën se mazhoranca e re do të duhet t’i bënte ftesë opozitës së re për të zgjedhur Presidentin së bashku. Me një fjalë të hynte në Pazar me klikën e vjetër.

Përkundrazi, Albin Kurti, zgjodhi qartë e prerë, apo siç thoshte slogani elektoral që doli para njerëzve: “Krejt e Drejt”, të mos bëjë asnjë Pazar me klikën e vjetër.

Por nga ana tjetër, në një kohë frenetikisht të shkurtër, Kurti u tregua një negociator i klasit të parë, duke arritur të ishte në lëvizje shumë hapa përpara kundërshtarëve, duke ua marrë mendtë nga manovrat e papritura dhe shumë të shpejta.

Perfekt në lëvizje, korrekt në Kushtetutë, e natyrisht politikisht i lëvizshëm, duke i ofruar edhe asaj pjesë të pakicës, që janë luajale me Kosovën.

Negociatat me Adem Hoxhën, nga partia e goranëve të Dragashit, i cili është në grupin e Listës Serbe, përbën asgjë më shumë se një aleancë normale brenda Kuvendit të Kosovës me një parti të Republikës.

Duke zgjeruar aleancën pa hyrë në terrenin e minuar të partisë së kontrolluar nga Beogradi, që të mos lejojë te jetë peng i saj.
Emëroi Goran Rakiqin si ministër për Kthim, duke respektuar Kushtetutën, por në asnjë rast, vota e mundësi, Lista Serbe nuk e kërcënon qeverinë e Albin Kurtit, e as mazhorancën për të miratuar çdo ligj.

Gjithashtu, Kurti ka negocuar, diskutuar dhe arritur aleancë edhe me deputetë nga opozita, sidomos PDK, e cila në bazë është më afër logjikës së Vetëvendosjes, edhe pse kupolat janë në luftë.

I gjithë ky ansambël lëvizjesh quhet real-politikë dhe një mjeshtëri e drejtimit dhe menaxhimit të situatës prej një lojtari klasi. Një stof që Albin Kurti, duket që e gëzonte prej kohësh, dhe pasi e mundi me vota klikën e vjetër, po e shkatërron me politikë.

Madje po jep leksione të një shahisti mjeshtër edhe në tabelën e politikës ballkanase. Nga 14 shkurti ka fituar 3 beteja vitale me tre lëvizje…
Le ta krahasojmë pak këtë situatë as dy mujore me politikën atavike të para asaj kohe, që bubërronin në rrumujë, sherr pafund e asnjë veprim konkret.

Albin Kurti, që prej fitores, thuajse s’ka folur fare, ose shumë pak. E pa zë, ka zhdukur si “me magji” krizën më të madhe politike të Kosovës në vetëm 3 javë kyçe. Tamam si orë zvicerane…/Pamfleti/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat