Tahiri: Dasma për 10 persona është hajgarja më e madhe, që i bëhet gastronomëve

Aktuale

Tahiri: Dasma për 10 persona është hajgarja më e madhe, që i bëhet gastronomëve

Më: 5 prill 2021 Në ora: 17:13
Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka reaguar pas masave masave anti- Covid 19, të marrura në mbledhjen e sotme të Qeverise Kurti.

Tahiri, përmes një postimi në Facebook, është shprehur se këto masa për mbyllje do jenë hapje për qarkullim dhe biznes në rajon, ndërkaq shtoi se lejimi i dasmave për 10 persona është hajgarja më e madhe që i bëhet gastronomëve nga ana e Qeverise.

Postimi i plotë i Tahirit:

“Mbyllja e sotme është hapje dhe qarkullim e mundësi biznesi më shumë për Shkup, bregdetin shqiptar dhe atë malazez. Kurse, dasma për 10 persona është hajgarja më e madhe që i bëhet gastronomisë! Eksperimenti ka nisur!”, ka shkruar Tahiri.

Në pikën 21 të vendimit të sotëm të Qeverisë për zbatimin e masave të reja anti-COVID, thuhet “Ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit, me më shumë se 10 persona, (mbledhjet, seminaret, trajnimet, dasma, ahengje familjare, homazhe, e të ngjashme). Përjashtimisht, mbajtja e pamjes ndalohet”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat