Armend Muja nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se për çdo masë kufizuese për t’u mbrojtur nga COVID-19 e që i prek bizneset, do të ketë pako financiare si ndihmë për këta të fundit.
Muja shtoi se rritja e rasteve me koronavirus ka bërë që të merren masa të reja, përfshirë kufizimin e lëvizjes.
“Rritja e rasteve e ka bërë të domosdoshme kufizimin e lirisë së lëvizjes, për të ndalë hovin e COVID-19.
Për çdo masë që i prek bizneset, do të ketë pako ndihme.
Besoj që Ministria do ta përgatit planin e saj”, deklaroi ai.