Vjen reagimi i ashpër nga familja Imeri ndaj Enver Hoxhajt, ia “zbulojnë” dy kërkesat që Amerika ia refuzoi

Aktuale

Vjen reagimi i ashpër nga familja Imeri ndaj Enver Hoxhajt, ia “zbulojnë” dy kërkesat që Amerika ia refuzoi

Nga: M.H. Më: 7 prill 2021 Në ora: 10:13
Enver Hoxhaj

Familja e veprimtarit të LDK-së, Haki Imeri ka reaguar në lidhje me mos pjesëmarrjen e Hoxhajt në inagurimin e presidentes Osmani.

Familja Imeri numëron disa nga arsyjet pse Hoxhaj nuk ka marrë pjesë, duke filluar që ka në krah deputetin Ardian Kastratin, pastaj për Hoxhajn nuk ishte problem të mos merrte pjesë pasiqë po i njejti refuzoi ambasadorin amerikan edhe pse ky i fundit i kërkoi të qëndroj në Kuvend kur të votohej presidentja.

Gjithashtu familja Imeri thekson që Hohaj I kërkoi ambasadorit amerikan dy gjëra për të qëndruar në Kuvend, njëra ishte të ndërrohet kandidatja për president dhe e dyta të lirohen krerët e PDK-së, përcjell “Bota sot”.

Më tej, në shkrimin e Imerit shkruan që PDK ka prishur raportet me ambasadorin amerikan sepse të ndërhyjnë në Speciale nuk e lejon Amerika në asnjë rrethanë.

Postimi i plotë

-Enver Hoxhaj e ka lluksin të refuzoj ftesën e inagurimit të Presidentes... se në krahë e ka Ardian Kastratin.

-Enver Hoxhaj mund të refuzoj dhe vetëm të refuzoj, e ka refuzuar edhe Ambasadorin Amerikan i cili i ka kërkuar që të rrijnë në Kuvend PDK-së kur të zgjidhet Presidentja, por Hoxha ka refuzuar..

-Enver Hoxha në lidhje me zgjedhjen e presidentes i ka kërkuar dy gjëra ambasadorit amerikan në mënyrë që të rrijnë në kuvend kërkesa e parë ka qenë që të ndrrohet kandidatja për Presidente ,

-Dhe kërkesa e dytë e cila e ka hidhëruar amabasadorin amerikan ka qene që të lirohen nga Haga krerët e PDK-së.

-Ambasadori Amerikan ka refuzuar këto kërkesa-kushte dhe tash e tutje PDK-ja është në një pozicion ku raportet janë dëmtuar në atë masë sa që kjo kërkesë mund të cilësohet edhe më tutje ndërhyrje në Gjykatën Speciale e këtë nuk e lejon Amerika në asnjë rrethane ...!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat