Bajrami i reagon Lajçakut: Kushtetuta nuk është llastik

Aktuale

Bajrami i reagon Lajçakut: Kushtetuta nuk është llastik

Më: 8 prill 2021 Në ora: 22:37
Arsim Bajrami

Hartuesi i Kushtetutës se Kosovës, Arsim Bajrami ka komentuar deklaratën e të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili kishte thënë se Kushtetuta e Kosovës mund të ndryshohet.

Baarami tha se Kushtetuta nuk është Bibël.

Sipas tij, ajo nuk është as llastik që të zgjatet sipas kërkesave të Bashkimit Evropian, por është një akt i sovranitetit.

“Kushtetuta nuk është plastelinë apo llastik që të zgjatet sipas kërkesave të Bashkimit Evropian, po është një akt i sovranitetit të popullit dhe populli është pronar i Kushtetutës, nuk është Lajçaku apo Brukseli”– ka thënë Bajrami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat