Zyra e Presidencës i reagon Petar Petkoviq pas deklaratave lidhur me kishat serbe në Kosovë

Aktuale

Zyra e Presidencës i reagon Petar Petkoviq pas deklaratave lidhur me kishat serbe në Kosovë

Më: 9 prill 2021 Në ora: 13:41
Zyra e Presidencës

Shefi i Zyrës së Presidencës, Blerim Vela ka reaguar ndaj një deklarate të drejtorit të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq se një numër i madh i kishave serbe në Kosovë kanë qenë të ekspozuara nga “sulmet dhe përdhosjet”.

Vela përmes një shkrimi në Twitter ka thënë se zyrtarët e Serbisë po vazhdojnë fushatën e tyre dezinformuese.

Sipas tij, këto pretendime të pabaza vetëm i rrisin tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Zyrtarët e Serbisë vazhdojnë fushatën e tyre disinfo me pretendime të pabaza, të cilat vetëm rrisin tensionet ndërmjet vendeve tona. #Kosova ka një histori të dëshmuar prej shekujsh të harmonisë ndërfetare dhe është e përkushtuar për të mbrojtur trashëgiminë e saj kulturore / fetare”, ka shkruar Vela në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat