Bilall Sherifi i përgjigjet Vlora Çitakut

Aktuale

Bilall Sherifi i përgjigjet Vlora Çitakut

Më: 10 prill 2021 Në ora: 18:01
Bilall Sherifi

Ish ambasadorja e Kosovës në Washington Vlora Çitaku ka shkruar se i mban mend shumë mirë negociatat për demilitarizimin dhe transformimin e UÇK-së.

TMK thotë ajo se lindi aty, ndonëse nuk ishte paraparë në marrëveshjen e Rambujesë. Për këtë i është drejtuar në formë pyetje Bilall Sherifit.

Ky i fundit nuk ka hezituar t’i përgjigjet.

“Po Vlora Citaku është e vërtetë. TMK lindi gjatë procesit të bisedimeve për demilitarizim të UÇK-së dhe në vend të shuarjes se saj, siç kërkohej, u bë transformimi në TMK! Mirëpo që TMK-ja lindi nga ky proces e dinë të gjithë të interesuarit, sepse mjafton me një kërkim të thjeshtë në google.com të merren qindra informata të sakta rreth kësaj çështjeje!

Por, fatkeqësisht, tani për tani, nuk kanë vesh për të dëgjuar të vërtetën! Tash është rendi i mohuesve të luftës së UÇK-së, është rendi i mohuesve të krimit të gjenocidit, është rendi i akuzuesve ndaj çlirimtarëve të vërtetë!

Me fjalë tjera, ka ardhë DITA e KREJT atyre që nuk ishin rreshtuar DREJT në kohën kur me gjak shkruhej historia. Megjithatë, krejt këto janë të përkohshme. E përhershme dhe e pamposhtur mbetet UÇK-ja”, ka shkruar Sherifi në përgjigjen e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat