Kryeministri Kurti priti Përfaqësuesin special të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Zahir Tanin

Aktuale

Kryeministri Kurti priti Përfaqësuesin special të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Zahir Tanin

Më: 12 prill 2021 Në ora: 17:23
Pamje nga takimi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim Përfaqësuesin special të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Zahir Tanin.

Z. Tanin e përgëzoi kryeministrin Kurti për fitoren e thellë në zgjedhje dhe për mandatin e fuqishëm që ka marrë në udhëheqje të Qeverisë. Ai tha se prioritetet që ka shpalosur kryeministri Kurti si luftimi i pandemisë, lufta kundër korrupsionit, sundimi i ligjit, janë ato që reflektojnë kërkesat dhe shpresat e qytetarëve.

Kryeministri Kurti e falënderoi z. Tanin për urimet dhe e njoftoi atë me situatën e pandemisë dhe masat që ka qenë e detyruar të marrë qeveria për të mbrojtur shëndetin publik. Ai tha se institucionet janë duke u angazhuar maksimalisht për sigurimin e dozave të tjera të vaksinës kundër COVID-19.

Kryeministri Kurti dhe z. Tanin u pajtuan se në këto ditë të vështira të pandemisë që ka përfshirë globin, prioritet i çdo qeverie duhet të jetë shëndeti dhe jeta e njeriut.  Ata folën edhe për mbledhjen e radhës për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që do të mbahet këtë të martë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat