​Hajdari: Planifikimi i mirë nën udhëheqjen e mirë

Aktuale

​Hajdari: Planifikimi i mirë nën udhëheqjen e mirë

Më: 12 prill 2021 Në ora: 22:39
Foto

Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari duke komentuar takimet e fundjavës së kabinetit qeveritar Kurti 2, në hartimin e programit qeverisës dhe planit të veprimit për katër vitet e ardhshme të qeverisjes, ka thënë se është një planifikim i mirë nën udhëheqjen e mirë.

“Uroj suksese në realizimin e qëllimeve dhe objektivave me përkushtim dhe vullnet të mirë bashkë me kolegët e shërbimit civil të të gjitha ministrive të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në shërbim për rritjen e mirëqënies të të gjithë qytetarëve tanë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Postimi i plotë: 

Planifikimi i mirë nën udhëheqjen e mirë.

Pjesë nga fundjava që lamë pas, me punën e mirë ekipore të kabinetit qeveritar Kurti 2, në hartimin e Programit Qeverisës dhe Planit të Veprimit për katër vitet e ardhshme të qeverisjes sonë.

Uroj suksese në realizimin e qëllimeve dhe objektivave me përkushtim dhe vullnet të mirë bashkë me kolegët e shërbimit civil të të gjitha ministrive të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në shërbim për rritjen e mirëqënies të të gjithë qytetarëve tanë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat