​Osmani takon ish-presidentët, thotë se po krijon një model të ri të konsultimit

Aktuale

​Osmani takon ish-presidentët, thotë se po krijon një model të ri të konsultimit

Më: 13 prill 2021 Në ora: 12:37
Foto nga takimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ish-presidentët, Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli dhe Atifete Jahjaga.

E para e shtetit tha se i ka ftuar ish presidentët për të krijuar një kulturë të re institucionale të konsultimit.

“I kam ftuar që të tre për të krijuar një kulturë të re insotuvionale e cila është e domosdoshme për të ecur përpara. Po ashtu për të krijuar një model të ri të konsultimit”, tha ajo.

Krahas kësaj, Osmani çmoi edhe rolin e secilit ish presidentë në shtet-formimin e Kosovës.

“Besoj shumë se me secilin do të bashkojmë forcat për një të ardhme më të mirë”, tha ajo.

Ndërsa, ish presidenti Fatmir Sejdiu tha se zgjedhja e Osmanit presidente është zgjidhje e mirë.

E ish e para presidente grua në Kosovë, Atifete Jahjaga tha se Osmani do ta ketë në krah për avancimin e rolit të gruas.

Përkrahje Osmanit i ofroi edhe ish presidenti tjetër, Behgjet Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat