Reagon Gani Geci pasi Klinaku tha se nuk ka pasur FARK gjatë luftës

Aktuale

Reagon Gani Geci pasi Klinaku tha se nuk ka pasur FARK gjatë luftës

Nga: D.RR Më: 13 prill 2021 Në ora: 14:38
Gani Geci

Ushtrues i detyrës i kreut të OVL-UÇK0së, Faton Klinaku ka folur për betejën e Koshares, derisa, ka thënë se në këtë betejë kanë luftuar të gjithë nën emblemën e UÇK-së dhe s'ka pasur FARK.

‘Edhe ata që thonë se kanë qenë në FARK gënjejnë, se ska pas FARK fare. FARK’un mund ta ketë pasur në zemër por në emblemë, në uniformë kanë qenë me emblemë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Klinaku.

Pas këtyre deklarimeve të Klinakut ka reaguar Gani Geci përmes një shkrimi në Facebook, derisa, ka pasur disa pyetje për udhëheqësit e organizatës së veteranëve.

Postimi i plotë:

Te dashur miqë

Unë kam disa pytje për udhëheqësit e Veteranëve të luftës:

1.)Kur Adem Jashari , Zahir Pajaziti dhe Salih Çekan kanë shkuar në ushtrime ushtarake në Shqipëri, a kanë shkuar dhe a janë kthyer si UÇK?

2.)Nese UÇK sipas krerëve të UÇK-së të pakten nga deklaratat publike të tyre thuhet se UÇK u formua në vitin 1994-95 pa ndonjë datë dhe vit të saktë atëhere ushtaret e para vitit 1995 çfar ishin pasi që UÇK nuk kan mund te jen.

Vetvetiu shtrohet pyetja, ne që kemi kryer aksione kundër forcave serbe gjatë viteve 1991 deri në vitin 1994-1995 çfarë ishim?!

3.)Duke e ditë se dita e veteranit të Luftës së UÇK-së është 30.12.1991 po i bjen se UÇK ka ekzistuar në vitin 1991, ndërsa nga deklaratat publike të atyre që formuan UÇK-në del se UÇK u formua në vitin 1994-95 atëherë pse qenka dita e veteranit të UÇK-së nga 30.12 1991 kur në vitin 1991 ska ekzistu UÇK-ja?

Duke i pa te gjitha këto pyetje që në vete ngërthejn përgjigjie kontradiktore atëherë vlen të thuhet e vërteta:

1.)Ka ekzstu Kushtetuta e Kaçanikut që ka pas te rregulluara Forcat e Armatosura te Republikës së Kosovës dhe deri në vitin 1995 kto forca kan pas njësi operative pra të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës.

Në vitin 1994 ose 1995 u formua UÇK-ja , kur u formu UÇK të gjitha aksionet e mëhershme që i kemi bër ne i ka adaptu si të vetat shtabi i UÇK -es

Dihet mirëfilli se deri në vitin 1998 UÇK nuk ka pas organizim te mirë .

Në vitin 1998 kur ka filkua lufta me intensitet ma te lartë kanë lind mosmarrëveshjet e kreut të UÇK-së me Qeverinë e Bujar që qe ata pretendonin se kishin formuar FARK-un dhe Ministër te Mbrojtjes kishin zgjedh Ahmet Krasniqin ne Tiranë.

Nji pjesë e oficerve te tyre edhe futet në Kosovë në fund të pranverës të vitit 1998.

Ktu edhe lindin mosmarrëveshjet sepse tani u ndan edhe fondet.

Duhet të thuhet e vërteta se ka pasur përpjekje për bashkimin e këtyre forcave ka pas edhe takime...

Takimi kryesor ishte në Oslo.

Duhet të thuhet e vërteta se Ministri Ahmet Krasniqi u vra në Tiranë.

Duhet të thuhet e vërteta se pas vrasjes se Ahmet Krasniqit gjërat kanë shkuar keq!

Kjo është e vërteta, mos hezitoni ta thuani!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat